Berat, humb jetën në aksident efektivi i Delta Force Vlorë, Artur Dervishi

Humb jetën në një aksident rrugor efektivi i Delta Force Vlorë, Artur Dervishi.Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e pasdites së sotme, në fshatin Kutalli të Beratit, ku 47 vjeçari gjeti vdekjen teksa u aksidentua me motorin me të cilin udhëtonte.Mësohet se nga aksidenti ai ka marrë plagë të rënda. Dervishi është transportuar me urgjencë në spitalin e Beratit, ku dhe ka ndërruar jetë pa minuta më pas.