Shkollat pa ngrohje në Korçë, fëmijët në klasë me xhupa e doreza
Mungesa e ngrohjes në shkolla, pas Tiranës është evidentuar problem edhe për Korçën e Pogradecin. Nxënësit zhvillojmë mësim me orar të shkurtuar, me xhup, shall e doreza të veshura, ndërkohë që ashklat për zjarrin i sjellin nga shtëpia. Mungesa e ngrohjes në klasa është denoncuar dhe nga demokratët e Korçës.Korçë- Ngrohja në shkolla ka shfaqur probleme edhe në qytetin Korçës.Në një deklaratë për mediat, kordinatorja e Partisë Demokratike, Sorina Koti, ka denoncuar mungesën e ngrohjes nëpër shkolla.Sipas saj nese kreu i Bashkisë do të dinte ti menaxhonte paratë, nuk do ti shpërdoronte ato me ndërtimin e një kulle, por do ti përdorte per ti siguruar ngrohje të plotë fëmijëve.Ora News pas deklaratës beri në vezhgim në disa shkolla.Në klasa fëmijët qëndrojne me xhupa,shall e dorashka, çka linte të kuptohet se ngrohja është e reduktuar.Fëmijet thone se furnizimi i druve ka ardhur ditën e djeshme,ndërsa edhe ashkat për të ndezur zjarrin i marrin nga shtëpia.Për shkak të temperaturave të ulëta, Drejtoritë kanë shkurtuar orët e mësimit me nga 5 deri ne 10 minuta.Problem të ngrohjes ka edhe në Pogradec, ku kaldajat e shkollave ndizen vetëm për dy ore, ndersa fëmijeve here pas here u kërkohen lekë për të siguruar ngrohjen.