Bashkëjetesa fetare, Myftinia e Shkodrës bojkton marrshimin e paqes
Me moton e bashkëjetesës fetare, edhe këtë vit u mbajt në rrugët e Shkodrës marshi i paqes, i pasuar nga mesazhi i Papa Françeskut për vitin që sapo ka hyrë. Por këtë vit, myftinia e Shkodrës nuk shtrëngoi duart si çdo vit për shkak të konfliktit të krijuar pas mbajtjes së meshës në Kalanë e Rozafës në fund të 2013-s, që për drejtuesit myslimanw ishte provokim, pasi u mbajt në një xhami.Shkoder- "Bashkëjetesa fetare ndërton të ardhmen". Me këtë mesazh Kisha Katolike në Shkoder ka organizuar marshimin për paqe në rrugët kryesore të kryeqendrës së veriut shqiptar.Ky marshim u pasua me mesazhin e Papa Françeskut në nisje të një viti të ri. Sivjet Ati i Shenjtë zgjodhi mesazhin "Jo më skllevër, por vëllezër".Por sivjet, ndryshe nga ajo që ka ndodhur vitet e shkuara, ky aktivitet i Kishës Katolike dhe komisionit "Drejtësi dhe paqe" e "Sant'Egidio", u bojkotua nga myftinia e Shkodres.Mëria e krijuar që pas meshës së kremtuar në kalanë "Rozafa" që irritoi drejtuesit myslimanë në këtë qytet, duket se ende nuk është kaluar.Çdo vit aktiviteti në fjalë është mbyllur me shtërngimin e duarve nga 3 drejtuesit e komuniteteve fetare në Shkoder, që sivjet nuk u realizua.