Durrës, sekuestrohen 133.5 gr heroinë, në pranga 39 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2015, 16:51
Policia e Durrësit sekuestron133.5 gram heroinë, ndërsa ka vënë në pranga një stetas si posedues të lëndës narkotike. I arrestuari është shtetasi Dorian Prifti, 39 vjeç.Ndalimi i tij u bë nga sektori antidrogë pas një hetimi 4 mujor.Krahas lëndës narkotike, të arrestuarit iu kap në flagrancë dhe një krehër automatiku me 26 fishekë. Nga ana e policisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.