PD denoncon në Prokurori, Shullazi kërcënoi Bashën pasi u lirua
Një deputete e PD ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda se ka marrë një kërcënim për kreun e PD, Lulzim Basha.
Lajmi konfirmohet për Ora News nga burime në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, të cilat bëjnë me dije se deputetja e PD ka bërë kallëzim penal pranë kësaj Prokurorie.
Pas kallëzimit Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka deleguar policisë hetimet për këtë çështje.
Një kërcënim në adresë të kreut të PD u denoncua sot nga sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Arben Ristani. Ai deklaroi se përgjegjësia për kërcënimet e Emiljano Shullazit dhe bandës së tij ndaj opozitës është tërësisht dhe e drejtpërdrejtë e Edi Ramës.
Sekretari i Përgjithshëm i PD në një deklaratë për mediat shtroi për Ramën pyetjen: “A e lirove ti Emiljano Shullazin, që të kërcënojë kryetarin e opozitës, siç edhe ai veproi pak orë pasi doli nga ambjentet e policisë?”