Hollande: Jemi në gjendje të mbrohemi, ekstremizmi s’ka lidhje me islamin
Pak minuta pas përfundimit të makthit treditor në Paris, presidenti i Francës, François Hollande, iu drejtua kombit në një mesazh sensibilizues, ku kërkoi bashkim dhe qendrim të palëkundur përballë racizmit dhe anti-semitizmit."Duhet të mobilozohemi dhe të mos i dorëzohemi frikës, sepse jemi në gjendje të mbrojmë veten nga këto kërcënime. Ai i sotmi ishte një akt i tmerrshëm anti-semit. Megjithatë, këta fanatikë nuk kanë të bëjnë fare me fenë islame".Hollande falenderoi edhe drejtuesit e vendeve të ndryshme botërore që kanë shprehur mbështetjen ndaj Francës në këto ditë të vështira, duke konfirmuar se shumë prej tyre do të jenë të pranishëm të djelën në tubimin që do të mbahet në rrugët e Parist për nder të gazetarëve dhe karikaturistëve të revistës "Charlie Hebdo".Deri tani e kanë konfirmuar pjesëmarrjen kryeministri britanik, Devid Kameron, presidenti i Bashkimit Europian, Donald Tusk dhe kryeministri italian, Mateo Renci.