Laç, po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje të moshuarin

Një i moshuar humbi jetën pasi u përplas nga një automjet në rrugën që lidh Laçin me superstraden Lezhë-Tiranë.Aksidenti ndodhi rreth orës 18:00 mbrëmjen e së premtes, 9 janar 2015, ndërsa viktima po kalonte rrugën. 80 vjecari Seit Koci me banim në Elbasani u përplas nga një automjet tip "JEPP" me targa AA 228 HV që drejtohej nga 24-vjeçari Admir Ruçi.Mësohet së viktima po kalonte nga njëri kah i rrugës në tjetrin kur është goditur për vdekje. Ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.[caption id="attachment_448159" align="alignright" width="640"]aksident lac Në foto: Vendi ku ndodhi aksidenti[/caption]