Elbasan, kapet me 83 kapsolla detonatore gati për t’ë kryer plasje

Një 23- vjeçar është arrestuar në Elbasan për mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe eksplozivëve si edhe për trafikim lendësh eksplozivëve. O.Q banues në lagjen "Brigada e 17 Sulmuese" u arrestua gjatë finalizimit të operacionit të koduar "Shkumbini".(Në foto: Kapsollat detonatore të sekuestruara)Të riut gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 83 cope kapsolla plasese detonatore me fitila te gatshme për të kryer plasje.Dyshohet se 23- vjeçari bashkëpunonte me persona të tjerë që kryenin vepra kriminale.Ndërkohë Policia e Elbasanit ka arrestuar edhe 21- vjeçarin Klajdi Hasanin, Shefqet Allkjan dhe Xhevit Hoxhën 37 vjeç, të tre lindur e banues në Mirakë të Librazhdit, pasi u janë gjetur 800 fisheke model 56, 1.8 kg lende helmuese mërkurë(zhive) dhe 10 kapsolla plasese detonatore.Të tre personat akuzohen për mbajtje pa leje të armëve luftrake dhe eksplozivëve si edhe trafikim të lëndëve eksploziveve e helmuar.kapsolla elbasan elbasan kapsolla/Oranews.tv/