Ngjarjet në Francë, Bruçaj: Asnjë vrasje nuk bazohet në fenë islame

Kreu i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj, në një intervistë për Zërin e Amerikës dënoi fort ngjarjet e ndodhura në Francë. Bruçaj tha se ata që janë besimtarë të vërtetë e dinë që asnjë vrasje nuk mund të bazohet në fenë islame.Tiranë- "Asnjë vrasje nuk mund të bazohet në fenë islame".Në këtë mënyrë Komuniteti Musliman i Shqipërisë ka dënuar ngjarjet e ndodhura në Francë, fillimisht vrasjet në revistën saritike “Sharli Hebdo” dhe pengmarrjet që vijuan më pas.Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kreu i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj, tha se media po goditet nga terroristët sepse po thonë të vertëtën dhe po përpiqen të largojnë mjegullat e ideologjive të rreme.“Është një ideologji e re, nuk është fe, nuk ka të bëjë as me profetin Muhamet, as me parimet e Islamit. Asnjë komunitet fetar, asnjë fe nuk e frymëzon një ideolgji, një veprim të tillë. Në Kuran dënohet ai person që i merr jetën një personi të pafajshëm sikur ka marrë jetën e gjithë njerëzimit. Kjo është shkruar fare qartë, ndaj nuk e di se ku e marrin guximin të bëjnë ato veprime, nëse besojnë te Kurani. Nuk mund të besosh te Kurani dhe të bësh ato veprime; kjo është një hipokrizi”.Por kreu i besimit mysliman Bruçaj kërkon që shteti, shoqëria civile po edhe komuniteti të bëjnë më shumë për qytetarët të cilët për shkak të kushteve të vështira financiare keqpërdoren në ëmër të besimit dhe bëhen pjesë e grupimeve të dhunshme.“Besoj se këtu duhet një rol më i fortë nga shteti, nga ngo, nga komuniteti musliman për të parë qartë se cilat ishin shkaqet që detyruan disa individë, disa shqiptarë për të shkuar në Siri dhe për të luftuar për një kauzë që nuk e mbështet feja dhe parimet islame dhe as ato njerëzore dhe për t'i eleminuar ato shkaqe. Injoranca është thelbi i këtyre. Këto njerëz as fenë që pretendojnë se janë pjesë e asaj nuk e njohin”.Bruçaj ka dhe një mesazh të fundit për besimtarët myslimanë.“Të duhen njerëzit mes tyre se edhe Zoti kështu dëshiron, që ne të gjejmë rrugën e komunikimit, ta duam njëri tjetrin, sepse jemi të gjithë krijet e tij, megjithë diversitetin që kemi.Këshilla ime për besimtarët shqiptarë është që ta njohin më mirë fenë e tyre”.