Shkulet shatërvani, objekti simbol i Durrësit, zhvendoset te Ura e Dajlanit

Shatërvani historik i Durrësit është hequr gjatë natës nga sheshi "Liria" në qendër të qytetit. Zhvendosja e tij tek Ura e Dajlanit, ka sjellë reagimin e Shoqatës për mbrojtjen e monumenteve, që e kanë cilësuar, cënim të qytetarisë durrsake.Durrës- Është hequr gjatë natës shtaërvani, simbol i qytetit të Durrësit. Monumenti historik 85-vjeçar është hequr nga sheshi "Liria" dhe momentalisht është vendosur pranë Urës së Dajlanit për restaurim, dhe më pas pritet të vendoset në sheshin para hyrjes së Portit të Durrësit.Por heqja e shatërvanit, nga sheshi “Liria” ka sjellë reagim të shoqatës për mbrojtjen e monumenteve në Durrës, për të cilët shkulja e Monumentit historik, bie ndesh me vullnetin e qytetarëve durrsakë.Për moszhvendosjen e shatërvanit 85-vjecar, më herët ka pasur dhe protesta dhe u mblodhën 6 mijë firma, në një peticion të qytetarëve që kërkonin ruajtjen e monumentit historik.