Ndryshimet në kodin zgjedhor, Ora News disponon pr.ligjin e përgatitur nga PS

Qeveria ka gati paketën e propozimeve për ndryshimet ne Kodin Zgjedhor. Ora News disponon projektligjin për ndërhyrjet në Kodin Elektoral, ndryshime që rrjedhin nga ndarja e re administrativo-territoriale e Shqipërisë, në 61 Bashki, nga 365 njësi vendore që ishin më parë.Qeveria kërkon heqjen e termit Komunë dhe kryetarë Komunash, sikundër territori do të ndahet vetëm në Bashki.Po ashtu, në nenin 4, kërkohet edhe heqja e togfjalëshit rrethe brenda qarkut.Për shkak se ndarja e re, sjell si rezultat disa Bashki të mëdha, qeveria propozon që Bashkitë që kanë më shumë se 80.000 mijë shtetas me të drejtë vote ndahen nga KQZ-ja në më shumë se sa një Zonë të Administrimit Zgjedhor, në bazë të disa kritereve, si vazhdimësia dhe kompaktësia e territorit, duke shmangur barrierat gjeografike; mundësi të mira komunikimi brenda territorit dhe numër i përafërt.Ndërkohë, për B ashkinë më të madhe të vendit, atë të Tiranës, propozohet që secila nga njësitë bashkiake të përbëjë zone administrimi zgjedhor më vete.Kodi zgjedhor ngarkon njësitë aktuale vendore që te pergatisin zgjedhjet lokale të 2015, si listat, qendrat e votimit etj.Por shumica e njësive aktuale, e kontestojnë ndarjen ndaj janë të pamotivuara të bëjnë detyrën, andaj nuk përjashtohet edhe mundësia që të sabotojnë përgatitjen e zgjedhjeve.Ndryshimet në Kodin Elektoral pritet të jetë prova e parë e respektimit të rezolutës që palët politike ne Shqipëri, nënshkruan në dhjetor.Ndërhyrjet në kod kërkojnë shumicë të cilësuar prej 84 votash, dhe në bazë të rezolutës së miratuar vitin që lamë pas, shumica për ligjet me 3/5 duhet te kerkojë konsesusin e opozitës kur është i mundur.Kodi Zgjedhor është i vetmi ligj që ka kërkuar gjithmonë konsensus nga ndërkombëtarët.

Pr.ligji Për Ndryshimet Në Kodin Zgjedhor

Zonat e Administrimit Zgjedhor