Obama-popullit francez: Ju qëndrojmë pranë, përfaqësojmë lirinë

Presidenti Barak Obama, i ofroi ngushëllimet e veta popullit francez pas përfundimit të ngjarjeve tragjike në Paris, ku humbën jetën brenda tri ditësh 17 të pafajshëm."Franca është aleatja jonë më e vjetër. Dua që populli francez ta dijë se Shtetet e Bashkuara ju qendrojnë pranë sot dhe nesër. Në rrugët e Parisit pamë edhe një herë se çfarë përfaqësojnë terroristët: ata nuk kanë asgjë për të ofruar përveç urrjetjes dhe vuajtjes. Ndërsa ne përfaqësojmë lirinë, shpresën dhe dinjitetin e të gjithë qenieve njerëzore. Këtë përfaqëson për botën edhe qyteti i Parisit"."Kam folur me këshilltarin tim për kundërterrorizmin. Kemi mbajtur kontakte të vazhdueshme me qeverinë franceze dhe në momentin që nisën sulmet, i orientuam njësitë tona të inteligjencës për t'i dhënë mbështetje maksimale francezëve në përballimin e kësaj sfide. Megjithatë, qeveria franceze vazhdon të përballet me kërcënimin nga terrorizmi dhe duhet të qendrojë vigjilente, pasi gjendja është delikate".Obama dërgoi mesazhin e tij për popullin francez nga Tenesi, ku kishte planifikuar një takim me banorët vendas, pak minuta pasi policia franceze ndërhyri duke vrarë dy të dyshuarit për masakrën në revistën "Charlie Hebdo" dhe pengmarrësin në supermarketin hebre në lindje të Parisit.