"Liberation" i hap dyert "Charlie Hebdo"

Gazeta franceze Liberation i ka hapur dyert revistës satirike Charlie Hebdo, gazetarët e së cilës u vranë të mërkurën në sulm terrorist brenda ambienteve të saj.E përditshmja ka strehuar gazetarët e Charlie Hebdo dhe karikaturat e revsitës, të cilat do të publikohen në numrin e ardhsëm të saj të mërkurën e ardhshme.E përjavshmja satirike ka planifikuar të dalë në treg me një milion kopje.Kryeredaktori i liberiation Pierre Fraidenraich tha se gazeta e tij ka patur një marrëdhënie të ngushtë kohët e fundit me revistën satirike e cila u sulmua edhe në vitin 2011 me bomba.Është natyrale dhe normale që ne të ndihmojmë revistën, pasi për një kohë të gjatë Charlie Hebdo dhe Liberation kanë qenë si vëllezër.Ne madje i kemi strehuar edhe në vitin 2011, kur zyrat e tyre u sulmuan me bomba.Kryeredaktori i gazetës tha se ai do të strehojë gazetarët e Charlie Hebdo për aq kohë sa të jetë e nevojshme.Ai shtoi se kohëzgjatja mund të jetë 1 ose 2 vjet dhe për ta nuk është problem.Pierre uron që gazetarët e mbijetuar të Sharli Hebdo të gjejnë një tjetër ambient dhe ndërtesë për të vijuar gazetarinë e tyre satirike të bazuar me ilustrime karikaturiste./Oranews.tv/