Marin le Pen i kërkon Hollande heqjen e vizave Shengen

Udhëheqësja e partisë franceze Fronti kombëtar Marine Le Pen i ka kërkuar presidentit Francois Hollande të pezullojë marëdhënien me zonën Shengen, në mënyrë që të kontrollojë më mirë kufijtë e vendit.Deklarata e lë pen vjen pas masakrës në revitën satirike Sharli Hebdo dhe në kohën kur vendi është në panik dhe kaos si pasojë e operacionit tre ditror të policisë franceze për kapjen e autorëve të tragjedisë, Said dhe Sharif Kuachi."I kam shprehur presidentit nevojën absolute, sipas mendimit tim, të pezullimit imediat të marëdhënies me zonën Shengen, në mënyrë që të kontrollojmë më mirë kufijtë tanë, si një element i domosdoshëm në luftën kundër terrorizmit, por gjithashtu edhe kundër trafikut të armëve" dekalron Lë Pen.Liderja e ekstremit të djathtë tha se gjithashtu është e nevojshme tiu hiqet kombësia franceze të gjithë atyre personave që shkojnë luftojnë në vendet e konfliktit dhe më pas kthehen në Francë."Unë shpreh gjithashtu domosdoshmërinë për marrjen e masave të menjëhershme, si heqja e kombësisë franceze për të gjithë personat me shtetësi të dyfishtë që kthehen në Francë pasi kanë luftuar në vendet e konflikteve në krah të ektremistëve islamikë, thotë mainë le pen, duke nënziuar se pas kthimt ata kryejnë vepra makabre kriminale.Franca ndodhet në situatë të vështirë, pas masakrës në të përjavshmën Sharli Hebdo ku 12 persona humbën jetën.Paniku, frika dhe kaosi ka mbërthyer qytetarët, teksa operacionet për kapjen e autorëve vijojnë.