Donald Lu flet shqip: Në Tiranë për të ndërtuar institucione demokratike
Donald Lu nga Washingtoni u ka folur shqip shqiptarëve: Vjen në Tiranë për të kontribuar për forcimin e demokracisë. Mali i Dajtit do të jetë pika e parë turistike që do të vizitojë, por edhe bregdeti shqiptar e ka tërhequr vëmendjen ende pa nisur misionin në Tiranë.Dy ditë para ardhjes në Tiranë Ambasadori i ri amerikan Donald Lu ka vendosur tu flasë qartë dhe shqip shqiptarëve. Do të kontribuojmë në ndërtimin e institucioneve demokratike.Ambasadori amerikan në Tiranë ka prezantuar për shqiptarët dhe familjen e tij dhe treguar se si ka arritur që një emigrant të bëhet i suksesshëm.Donald Lu ka treguar edhe se cili do të jetë destinacioni i parë sapo të vijë në Shqipëri duke zbuluar se është i dashuruar me natyrën shqiptare, qoftë atë malore dhe atë bregdetare..Donald Lu mbërrin në vendin tonë të djelën pasdite për të nisur misionin diplomatik në një mandat tre vjecar.