Kulla Eiffel nderon viktimat e masakrës së Charlie Hebdo
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2015, 10:10
Ndërsa në Francë vazhdon kërkimi për dy vëllezërit të dyshuar si ekzekutorët e masakrës së 7 janarit 2015 në qendër të Parisit, Kulla Eiffel ka fikur dritat në shenjë nderimi për 12 viktimat të vrara në zyrat e redaksisë së revistës satirike "Charlie Hebdo" .Kryebashkiakja An Hidalgo tha se Parisi ka qenë strehë e shkrimtarëve, filozofëve, gazetarëve që janë kërcënuar për idetë e tyre. Në Paris nuk ka vend për ide ekstremiste të çdo lloji", deklaroi ajo për gazetën franceze "Liberation".