Merr fund terrori ne Paris. Vriten vëllezërit Kuashi, pengmarrësi i supermarketit dhe 4 nga pengje

Paris-Katër pengje të vrarë dhe tre terroristë më pak. Ndërkohë edhe dy oficerë policie të plagosur dhe në gjendje kritike për jetën.Ky është bilanci i deritanishëm i dy aksioneve paralele të zhvilluara nga policia franceze në rrethinat e Parisit për të kapur dy autorët e masakrës në revistën satirike "Charlie Hebdo" dhe vrasësin e polices bashkiake në Paris një ditë më parë.Forcat e sigurisë kanë ndërhyrë paralelisht në magazinën në Damartë ku dy vëllezërit Said dhe Sherif ishin ngujuar që në orët e para të ditës, por edhe në një supermarket në lindje të Parisit, ku Amedi Kulibali kishte marrë peng disa persona.Mediat kishin raportuar më parë se bashkë me Kulibalin ishte edhe e dashura e tij 26 vjeçare, por momentalisht dyshohet se ajo nuk ishte në vendngjarje, por Kulibali ndihmohej nga një tjetër mashkull, që edhe është arratisur.Personi që dyshohej se po mbahej peng nga vëllezërit Kuashi, një femër, në të vërtetë ishte e fshehur në një kuti dhe prej andej komunikonte me policinë pa dijeninë e dy terroristëve.Edhe pse fillimisht u raportua se nuk kishte pasur asnjë të vrarë përveç tre pengmarrësve, mediat franceze konfirmuan se katër prej pengjeve nuk ia kishin dalë mbanë. Mbetet ende për t'u qartësuar rrethanat e vdekjes së tyre, por deri tani policia ka konfirmuar vetëm se ata ishin vrarë para ndërhyrjes.Policia ishte vënë në ndjekje të dy vëllezërve Kuashi që një ditë më parë, në aksion ishin impenjuar 88 000 forca sigurie, pasi të mërkurën ata ekzekutuan 12 persona, mes tyre gazetarë dhe karikaturistë të revistës satirike "Charlie Hebdo".Ata u ekzekutuan nga policia franceze pasi dolën nga magazina ku ishin ngujuar, duke qëlluar në drejtim të saj.Ministri i Brendshëm francez, Bernard Kazanëv, ka shprehur ngushëllimet ndaj familjarëve të të gjithë viktimave, ndërkohë që Presidenti Hollande në një fjalim drejtuar kombit rreth orës 20:00 apeloi francezët të jenë të kujdesshëm.“Duhet të jemi vigjilentë, alarmi ende nuk ka përfunduar”tha ai, teksa distancoi lidhjen e terrorizmit me islamin.Të dielën, në Paris pritet të mbahet një tubim për të mbështetur vlerat e revistës "Charlie Hebdo", ku deri tani ka konfirmuar pjesëmarrjen edhe kryeministri britanik, David Cameron, presidenti i Bashkimit Europian, Donald Tusk dhe kryeministri italian, Mateo Renci.Lidhja mes tre pengmarrësveVëllezërit Said e Sherif Kuashi dhe Amedi Kulibali, protagonistët e orëve të ankthit në kryeqytetin francez, njiheshin me njëri-tjetrin pasi frekuentonin të njejtat grupime të dyshimta për aktivitetin e tyre.Gjatë operacionit të negocimit para ndërhyrjes, 33-vjeçari Kulibali u kishte kërkuar autoriteteve që të lironin dy vëllezërit Kuashi, përndryshe do të ekzekutonte pengjet që po mbante prej orës 13:00 në supermarket.Gjatë konfrontimit me policinë, ai u ka thënë "Ju e dini se kush jam unë", duke pranuar edhe vetë se ishte vrasësi i polices një ditë më parë.Kulibali ishte person me precedentë penalë, pasi kishte dalë nga burgu vetëm dy muaj më parë.Ai ishte dënuar në vitin 2010 si pjestar i një grupi që po planifikonte të ndihmonte në arratisjen nga burgu të Smait Ali Belkasem, autor në vitin 1995 i një atentati në një stacion metroje në Paris.Në hetimet për atë ngjarje ishte marrë në pyetje edhe Sherif Kuashi, një prej vëllezërve, por më pas ishte lënë i lirë.Sipas raportimeve në mediat franceze, Kulibali është takuar edhe me presidentin Nikola Sarkozi në vitin 2009 një vit para se të futej në burg, si pjesë e një grupi të rinjsh që u pritën nga Presidenti dhe madje në atë kohë ai ka shprehur edhe në një artikull gazete vlerësimin e tij për Presidentin.Kulibali është gjithashtu i lindur në Francë dhe sipas "Le Monde", ai dhe Sherif Kuashi janë dy nga ndjekësit më të zellshëm të terroristit të dënuar, Xhamel Beghal.Madje të dy e kanë vizituar këtë të fundit në shtëpinë e tij në Murat, në jug të Francës. Ai është përfshirë në botën e krimit që kur ishte adoleshent.Zhvillimet minute pas minuteOra 21:00 Francë, Cherif Kouachi: Misioni për Al-Kaedën. Deklarata, gjatë një interviste sot në mëngjes.Ora 20:27 Pengmarrja në Montpellier, jo lidhje me terrorizmin. Deklarata nga Prokurori i Përgjithshëm i Francës, Barret. Dy gra u morën peng në një argjendari, pas një grabitje të dështuar.Ora 19:53 Hollandë konferencë për shtyp, thirrje francezëve të jenë të kujdesshëm. “Duhet të jemi vigjilentë, alarmi ende nuk ka përfunduar”Ora 19:50 Të dielën zhvillohet në Paris një samit ndërkombëtar për terrorizmin. Në samit do të marrin pjesë ministrat e brendshëm të 11 vendeve të BE. I pranishëm pritet të jetë dhe prokurori i përgjithshëm i SHBA, Holder.Synimi i samitit, hartimi i një strategjie të përbashkët ndaj terrorizmit. Po të dielën, në Paris do të zhvillohet një manifestim në shenjë solidariteti me ‘Charlie Hebdo’. Në manifestim do të jenë Merkel, Cameron, Rajoy, dhe kreu i BE, Tusk.Ora 19:15 Francë, Ministri i Brendshëm, Cazeneueve flet nga vendi i pengmarrjes. Cazeneueve falënderoi policinë për suksesin e arritur në dy operacionet, ndërsa theksoi se masat e sigurisë në vend do të mbeten të larta.Ora 18:53 Mediat: Dy vëllezërit Cuachi nuk ishin në dijeni të pranisë së pengut. Pengu në shtypshkronjë ishte fshehur në një kuti, fliste me policinë. Sipas mediave pengmarrësi i dytë në supermarket ka qenë një burrë dhe ka mundur të arratiset nga supermarket.Ora 18:41 Francë, pengmarrje në një argjendari në Montpelje.  Nje person i armatosur ka marre peng dy persona.Ende nuk dihet nëse ka lidhje me ngjarjet e sotme.Policia ka rrethuar zonën, priten zhvillime të mëtejshme.1Ora 18:19 Presidenti Francois Hollande do t'i drejtohet kombit rreth orës 20:00.Fjalimi i presidentit Hollande pas përfundimit të krizës së pengjeve.Ora 18:14 Bashkëpunëtorja e Ahmed Kulibali ka mundur të arratiset. Lajmi konfirmohet për CNN nga burime të policisë së Parisit, nga ku mesohet se ajo ka lene supermarketin para se te nderhynin forcat speciale.Ora 18:00 Pengmarrja në supermarket, të paktën 4 pengje mbeten të vrarë.Lajmi për vrasjen e 4 pengjeve bëhet i ditur nga mediat franceze. 4 pengjet janë vrarë gjatë ndërhyrjes së policisëOra 17:55 Mediat franceze: Dy policë kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një granate gjatë operacionit për lirimin e pengjeve në supermarket.(Video: Momenti i ndërhyrjes së policisë në supermarket)Ora 17:16 Mediat franceze: Dy autorët e sulmit ndaj ‘Charlie Hebdo’ janë vrarë.Lajmi i publikuar nga mediat franceze pason ndërhyrjen e policisë.Vëllezërit Kuashi mendohet se janë vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit. Personi i marrë peng prej tyre është liruar nga policia.  Vritet edhe pengmarrësi në supermarket dhe katër nga pengjet që mbaheshin prej tij.Pengmarrësi në supermarket ishte identifikuar si Ahmedin Kulibali, autori i vrasjes së polices dje në Paris. Lirohen personat e tjerë të marrë peng në supermarket.Ora 17:15 Sulmet në Francë, policia ndërhyn edhe në lindje të ParisitOra 17:02 Të shtëna e shpërthime në zonën ku janë rrethuar vëllezërit Kuashi.Nga ndërtesa ku janë rrethuar dy vëllezërit Kuashi ngrihet një re tymi.Sipas mediave franceze policia ka nisur ofensivën ndaj ndërtesës.Ora 16: 27 Njëri prej pengjeve në Paris është një fëmijë vetëm 6 muajsh Ora 16:00 Apeli i pengmarrësit të dyqanit: Pengjet në këmbim të 2 vëllezërvePengmarrësi është i njëjti person i cili vrau policen të enjten e 8 janarit në Paris dhe dyshohet se është personi i tretë  i masakrës në Charlie HedboOra 15: 24 Tjetër alarm në Paris. Evakuohet sheshi “Trocadero”.  Mediat flasin për të shtëna me armë.Ora 14: 35 AFP duke cituar burimet e saj se të paktën 2 persona kanë vdekur në dyqanin e marrë peng në Paris. BBC ende nuk e konfirmon.Pengmarrja ndodhi në Vinsen, zonë portuale në afërsi të parisit. Sipas mediave dyshohet se autor  i kësaj ngjarjeje është agresori i djeshëm i dy policëve, ku si pasojë e e të shtënave me kallashnikov humbi jetën  një police bashkiake dhe një tjetër polic mbeti i plagosur. Flitet se personi i identifikuar nga autoritet si afrikan, 52 vjeç, ka marrë peng një person në një dyqan ushqimor në pronësinë e një hebreu. Situata në Francë është alarmante, ku sulmet terroriste po ndodhin njëri pas tjetrit prej tre ditësh tashmë. I gjithë shteti është në këmbë për kapjen e terrositëve dhe stabilizmin e sitatës.FOTO: Dy personat qe dyshohen si pengmarres ne Paris dhe operacioniMendohet se vëllezërit Kouachi janë strehuar në godinën e një sipërmarrjeje tipografie në një qytet të vogël në verilindje në zonën Dammartin-en-Goele rreth 80 km larg ParisitFillimisht pati shkëmbim zjarri mes policëve dhe atentatorëve dhe u fol për 2 të vdekur dhe dhjetra të plagosur, por një prokuror hodhi poshtë pretendimet.Ende policia nuk ka ndërhyrë në godinë pasi mendohet se terroristët kanë marrë peng një person. Një media franceze shkruan se personi i marrë peng është një grua. E gjithë zona është nën forca të rrepta sigurie me helikopterë dhjetra makina policie dhe mijëra policë e forca speciale, ndërkohë terroristët raportohet të kenë thënë se duam të martirizohemi.Ora 14: 16- BBC shkruan se raportohet se në dyqan ka disa pengje, mes tyre dhe fëmijë e gra. _80159329_eastparis_1Ora 13: 52- Media franceze thotë se personi është marrë peng në një dyqan hebre në Paris. Mendohet se pengmarrësi është personi i cili qëlloi mbi një polic dje në Francë. Policia po evakuon zonën_80156402_de17-1 Ora 13: 47 Një zëdhënës i ministrisë së Brendshme tha se një gazetar i BBC-së shkruan se policia vazhdon të mbajë të rrethuar 2 të dyshuarit, duke lëvizur "me kujdes dhe ngadalë" pasi dy atentatorët janë të rrezikshëm dhe të armatosur.Ndërkohë një person është marrë peng në lindje të Parisit.Ora 11: 44- Mediat franceze raportojnë se policia është në negociata me dy atentatorët të cilët janë cituar të kenë thënë "Jemi gati të martirizohemi"Ora 11: 22  Korrespondenti i “The Guardian” Angelique  Chrisafis përmes një twitteri shkruan se “dy atentatorët kanë deklaruar: Duam të vdesim si martirë”Ora 11: 15 Presidenti Hollande ndodhet në një konferencë për shtyp ku e quan “shokuese ngjarjen”  Ndërsa kryeministri Manuel Valls citohet nga AFP të ketë thënë se jemi në luftë me terrorizmin dhe jo në besimit fetar.Ora 10: 53 Raportimet e gazetarëve nga vendi i ngjarjes flasin : Për skena dramatike”. E gjithë zona rreth Dammartin është me mijëra policië dhe forca të antiterrorist. Gjithashtu disa helikopterë monitorojnë zonë dhe qindra makian të tjera policore vazhdojnë të shkojnë.Autoritetet e aeroportit Charles de Gaulle kanë urdhëruar mbylljen e tij dhe devijimin e një numri të madh fluturimesh. Ora 10:41  Një prokuror  në Paris mohon zërat për të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit në Dammartin-en-Goele, informon Reuters. Policia i kërkon banorëve të zonës të mos dalin jashtë.FOTO: Pengmarrja ne Paris  VIDEO e Operacionit dammartin-fotozoom-593x443Ora 10: 12 "Le Prisiene" raporton për 2 të vdekur e 20 të plagosur nga shkëmbimi i zjarritOra 09: 51- Policia franceze konfirmon pengmarrjen në zonën Dammartin-en-Goele rreth 80 km larg Parisit ku mendohet se janë fshehur vëllezërit Kouachi.[caption id="attachment_447810" align="alignnone" width="500"]290cd1cd-c4c7-4115-b2e3-73f37b773e87_500 Godina ku ka ndodhur pengmarrja[/caption]Ora 09:29 Mediat ndërkombëtare flasin për të shtëna me armë në zonën ku po zhvillohet operacioni për arrestimin e të dy atentatorëve.Flitet për shkëmbim zjarri në zonën Dammartin-en-Goele rreth 80 km larg Parisit ku mendohet se janë fshehur vëllezërit Kouachi. Sipas Rtl, dy atentatorët janë vendosur në një godinë sipërmarrjeje dhe kanë marrë disa pengje.Flitet se 5 helikopterë kanë shkuar në vendin e ngjarjes si dhe për dhjetra mjete të tjera policore. aksionieeeOra 07:00 Vazhdon pa nderprerje operacioniVijon gjuetia për dy terroristët që vranë në mes të Parisit 12 persona, 8 prej të cilëve gazetarë të revistës satirike Sharli Hebdo.Sipas informacioneve më të fundit dy vëllezërit Kouachi janë parë për herë të fundit nga helikopterët e policisë francezë pranë një pylli të dendur që ndodhet në verilindje të Parisit.Sipas mediave franceze, kërkimet në këtë zonë do të jenë shumë të vështira pasi pylli shtrihet në një sipërfaqe të madhe 32 mijë hektarë dhe është shumë i dendur.Policia gjeti të braktisur makinën me të cilën ata u arratisën pas masakrës pranë pikës së karburantit që e grabitën.Në makinë mësohet se janë gjetur një bombë molotov dhe një flamur xhihadist. Rreth 88 mijë agjentë të policisë janë në aksion për të vënë në pranga autorët e masakrës, por deri tani nuk ka asnjë shenjë për kapjen e tyre.Njëri prej vëllezërve, ishte stërvitur për përdorimin e eksplozivitNdërkohë mësohet se njëri prej vëllezërve, Said Kouachi është stërvitur për përdorimin e armëve dhe eksplozivit në Aqap, qendër e Al Kaedës në gadishullin arabik gjatë 2011-ës.Këtë informacion u kanë dhënë autoritetet franceze Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Shërbimet inteligjente po përpiqen të gjurmojnë lidhjet e vëllezërve me Jemenin për të mësuar më shumë rreth aktivitetit të tyre.Ende nuk është e qartë nëse Said Kouachi është takuar ndonjëherë me Anuar Al-Aulaki, imamin amerikano-jemen i lidhur me Al Kaedën dhe që u vra nga një avion amerikan pa pilot në 2011-ën.Dy vellezerit te padeshiruar ne SHBANdërkohë ministrja franceze e Drejtësisë Christiane Taubira tha për CNN se një nga dy vëllerëzit ishte në listën e shërbimeve inteligjente që prej 2005-ës për përfshirjen e tij në Xhihadin në Irak, para stërvitjes së tij në Jemen. Ndërsa Uashingtoni njoftoi se të dy ishin në listën e zezë amerikane dhe nuk u lejohej udhëtimi në SHBA.Ndërkohë është publikuar foto e parë brenda redaksisë së revistës satirike "Charlie Hebdo".Në të shihen qartë pasojat e të shtënave të dy vëllezërve Kuashi që u futën të mërkurën në zyrat e revistës dhe shënjestruan karikaturistët e shquar për punën e tyre.Revista ka njoftuar se të mërkurën e ardhshme do të dalë numri i radhës, i cili pritet të botohet në 1 milionë kopje, ndërkohë që tirazhi mesatar i revistës ishte 60 000 kopje në javë, prej nga shiteshin vetëm gjysma e tyre.Në një kohë që Franca vijon të jetë e shokuar nga ngjarja, Presidenti amerikan Barack Obama bëri një vizitë surprizë në ambasadën franceze në Uashingon ku shprehu ngushëllimet për viktimat e tragjedisë. Ai mbajti një minutë heshtje ndërsa firmosi edhe librin e ngushëllimeve.S'do tolerojme meMinistri i Brendshëm francez, Bernard Kazanëv, ka dënuar ashpër valën e sulmeve të vogla të ndodhura ndaj objekteve myslimane të kultit gjatë paradites së të enjtes.Dje Franca mbajti një minutë heshtje për 12 viktimat.Lajmi perditesohet ne vazhdimesi/Oranews.tv/