Kukës, sekuestrohen 417 litra vaj luledielli i skaduar
Plot 417 litra vaj luledielli i skaduar janë sekuestruar nga ekspertët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Kukës.Inspektorët e AKU-së në bashkëpunim me uniformat blu kanë sekuestruar vajin e ambalazhuar në 30 kuti, i destinuar të tregtohet ne tregun vendas.Inspektorët e Drejtorisë Rajonale të AKU-së dhe policia kanë bërë sekuestrimin e produktit që pritet të azgjësohet, ndërsa pronari është gjobitur.Në vijim të operacionit të ndërmarë, në Bajram Curri janë kontrolluar edhe dy dyqane si dhe magazina e subjektit privat, ku janë gjetur edhe të tjera sasi vaji të skaduar.Pronari i automjetit, por edhe vajit, ka deklaruar se ka qenë duke e çuar drejt vendit nga e ka blerë atë, por ekspertët kanë vendosur që ta gjobisin atë, për mosdeklarim, duke qenë se cdo subjekt duhet të njoftojë AKU-në kur një produkti i skadon afati i skadencës./Oranews.tv/