Nafta shënon rekord historik në tregun botëror, një fuçi blihet vetëm 50$
Çmimi i një fuçie naftë ka kapur rekorde të reja në rënie në tregun ndërkombëtar, duke shkuar në 50 dollarë për fuçi. Ngadalësimi i rritjes globale dhe rritja e furnizimit me naftë dhe gaz janë dy prej shkaqeve që kanë ndikuar në uljen e çmimeve në javët e fundit. Ndërkohë në tregun vendas kjo ulje nuk po reflektohet.Bie ndjeshëm çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare duke arritur nivelin më të ulët që prej 2009.Një fuçi naftë e papërpunuar është shitur gjatë së mërkurës vetëm 49.92 dollarë për fuçi.Ngadalësimi i rritjes globale dhe rritja e furnizimit me naftë dhe gaz janë dy prej shkaqeve që kanë ndikuar në uljen e çmimeve në javët e fundit.Në tregjet amerikane nafta e papërpunuar ka rënë tashmë nën 50 dollarë. Shumë vëzhgues presin që çmimi i naftës të bjere me tej, sepse është shtuar prodhimi si pasojë e përmirësimit të teknologjisë për nxjerjen e naftës nga SHBA.Po pavarësisht trendit rënës të naftës në tregjet boterore në Shqipëri, një fakt i tillë është reflektuar në nivele shumë të pakta.Në Shqipëri një litër naftë është ulur vetëm me rreth 15 lekë në krahasim me një muaj më pare, por përsëri me një tendencë në rritje ditët e fundit.Në 1 janar në Shqipëri ka hyrë në fuqi rritja e taksës së qarkullimit me 10 lekë për liter, çka e shton barrën fiskale të kompanive të naftës.Por sipas qeverisë, rritja e taksës nuk do të japë efekte në çmimin përfundimtar pasi do të ketë kontrolle më të rrepta për të ulur abuzimet.E pavarësisht kësaj, ajo që është e prekshme aktualisht është fakti se shqiptarët e blejnë naftën shumë më shtrenjtë se vendet e rajonit pavarësisht se ka pësuar një rënie të lehtë në krahasim me muaj më parë.