Vetëhidhet nga kati i 4 i pallatit, 24-vjeçari ndërron jetë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2013, 22:18
Një i ri i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i katërt i një pallati.Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Levan të Fierit, ku Andi Maksuti, 24 vjeç është hedhur nga kati i katërt i pallatit.Menjeherë pas aktit të rëndë ai është transportuar drejt spitalit, por si pasojë e plagëve të marra bluzat e bardha nuk kanë mundur ta mbajnë në jetë.Nga ana e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqet që e çuan të riun në vetëvrasje.