Kosova 5 vjet pavarësi, Panariti: Progres të jashtëzakonshëm, sfida më e mprehtë veriu
Unikim Shqipëri-Kosovë përmes forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe përjekjeve integruese në strukturat e Bashkimit Europian. I tillë format bashkimi mes dy shteteve mbetet sfida kryesore për të ardhmen, sipas këndvështrimit të shefit të diplomacisë shqiptare Edmond Panariti. I ftuar në RTV Ora News në kuadër të një përvjetori shumë të rëndësishëm për shtetin më të ri në rajon, pikërisht 5 vjet nga shkëputja e Kosovës nga Serbia, Panariti vlerësoi se Kosova ka realizuar arritje dhe progres shumë të madh, ndërsa shtoi se veriu mbetet sfida më e mprehtë, cështje për të cilën shtoi se qëndrimi i Shqipërisë mbetet i qartë, shmangia e standardeve të dyfishta.“Kosova ka ctë të tregojë, ka ctë dëshmojë. Ka qenë një rrugë e gjatë, e vështirë , me sfida por dhe shumë e suskseshme, është inkurajuese të shohësh progresin e bërë në këto vite. Ndërkombëtarëzimi i pavarësisë në gjykatën e Hagës ishte arritja e parë, pastaj vijoi me fluksin e njohjeve.Sfida jonë e përbashkët ka qenë intensifikimi i përpjekjeve për shtimin e njohjeve, unë nuk kam reshturi në këtë drejtim. Shteti i Kosovës ka bërë përpjekje edhe në konsolidimin e institucioneve dhe shtetin e së drejtës. Kulminacioni ka qenë edhe dialogu me Serbinë, takimi mes dy Presidentëve ishte një ngjarje historike, kjo falë edhe kontributit të SHBA-së dhe Baroneshës Ashton. Sfida në avancimin e dialogut do të ishte respektimi i marrëveshjeve të arritura. Ndërkaq sfida më e mprehtë mbetet veriu i Kosovës, askush nuk kërkon të krijojë një enklavë të re. Qëndrimi i Shqipërisë është i qartë, ne sjemi për standarde të dyfishta.Komunitetet serbe do kenë të drejtët e tyre që ua garanton Kushtetuta e Kosovës dhe e drejta ndërkombëtare. Raportet me Shqipërinë janë të shkëlqyera, model për rajonin. Shumë shpejt do të përgatitet krijimi i akordit të përbashët i mallrave. Sfida jonë e përbashkët është bashkëpunimi, integrimi, kështu duhet të kuptohet dhe unifikimi, jo si bashkim territorial. Forcimi në Ballkan sjell vetëm stabilitet. Bashkëpunimi me Kosovën në rajon është përparësi e politikës tonë të jashtme, por ashtu dhe me vende të tjera si Maqedonia, Greqia. Kriter për thellimin e bashkëpunimit me Serbinë do jenë respektimi i të drejtave të shqiptarëve të Preshevës” deklaroi Panariti.Shqipëria është avokati dhe mbështetja më e fortë e Kosovës, dekalroi Ministri Panariti, ndërsa theksoi se do të bëhet gjithcka për krijimin e një tregu të përbashkët mallrash, që sipas tij forcon ekonominë e dy vendeve dhe tërheq investitorët e huaj.“Kosova ka avokatin e saj më të fortë për mbrojtjen e kauzës së saj, Shqipërinë, kemi të njëjtin gjak. Do krijojmë të gjithë mbështetjen e duhur, Shqipëria është e gatshme të krijojë të gjitha lehtësirat për mallrat kosovare për të qenë të pranishme në tregun shqiptar dhe anasjelltas. Ne mund të harmonizojmë shumë mirë mallrat tona. Portet shqiptare janë në dispozicion të Kosovës, sidomos ai i Shën Gjinit, të gjitha këto do të kontribuojnë në forcimin ekeonomik të Kosovës, por dhe Shqipërisë por dhe zhvillimin e demokracisë. Në rast se krijojmë një treg të përbashkët bëhemi më atraktivë dhe tërheqës edhe për investitorët e huaj, po kështu rrit rolin tonë në rajon” u shpreh Panariti.Duke vlerësuar rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi, në nivel Kryeministrash por edhe Presidencial, për numrin një të diplomacisë shqiptare finalja e këtyre bisedimeve do jetë njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Duke mbetur tek njohjet, Panariti vlerësoi se Kosova është në rrugë të mbarë, ndërsa nuk harroi të vlerësojë rolin kyc të SHBA dhe BE në këtë drejtim.“Është fat që kemi BE shumë të angazhuar në avancimin e dialogut, me mbështetjen e padiskutueshme edhe të SHBA. Finalja e këtij dialogu do jetë njohja e pavarësisë së Kosovës edhe nga Serbia. Edhe shtetet që se kanë njohur Kosovën nuk janë më kaq të ngurta, Greqia dhe Sllovakia po lëvizin nga qëndrimi i tyre, mbetet vetëm cështje kohe. Mbetet për tu zgjeruar harta dhe me vende të tjera. Pati hov të madh njohjesh në fillim, smund të vazhdonte me të njëjtin ritëm, por po bëhet një lobim i jashtëzakonshëm, Hoxhaj po bën përpjekje të mëdha, por edhe unë. Në Tunizi mora premtimin për njohje të shpejtë të Kosovës, edhe në Abu Dabi kam kërkuar mbështetjen në Konferencën Islamike. Klima është e mirë, edhe mund të importizohet një njohje enbllok nga vendet islamike” tha ai.Ministri i Jashtëm Edmond Panariti tha më tej se prioritet i Kosovës mbetet integrimi në BE, zgjerimi i njohjeve dhe anëtarëësimi i Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Sa i përket marrëdhënieve diploamtike Shqipëri-Serbi, ai deklaroi se vullneti mes dy shteteve për bashkëpunim ekziston, por kjo duhet të materializohet në momentin që të dy palët të jenë gati.“Kosova ka disa prioritete, integrimin në BE, liberalizimi i vizave për të cilën ajo po përmbush kushtet, zgjerimi i njohjeve dhe anëtarësimi në institucionet ndërkombëtare. Ekzistojnë mundësitë e anëtarësimit në UNESKO, votat janë, duhet një kordinim. Sinkronia është kryesore dhe sinergjizmi jonë është shumë më tepër se një kordinim aritmetik, kur bashkëpunojmë arrijmë shumë më tepër. Me zotin. Hoxhaj jemi në kontakt të vazhdueshëm, informojmë njëri-tjetrin. Lidhur me Serbinë ne kemi një axhendë të parashikuar të bashkëpunimit me të. Të dy shtetet shprehin vullnetin për bashkëpunim por kjo duhet të materializohet. Është parashikuar një vizitë tjetër e Ministrit të Jashtëm të Serbisë, kur të jemi gati të dy palët për të arritur nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve” përfundoi Ministri Panariti.