PR kundër skemës së qeverisë për kompensimin e ish-pronarëve
Partia Republikane ka dalë në krah të Shoqatës së Pronarëve, duke kundërshtuar vendimin e qeverisë për skemën e kompensimit të pronave.Republikanët theksojnë se vendimi për kompensim truall deri në 200 m2, bie ndesh me vendimet e gjykatës së Strasburgut dhe kjo skemë është rrëzuar po nga kjo gjykatë në vitin 2005.Ndërkohë përsa i përket fondit prej 3 milionë dollarësh i percaktuar për vitin 2014, republikanët e cilësojnë shumë të vogël në krahasim me numrin e aplikuesve.Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka hapur aplikimet për kompensimet e ish-pronarëve.Pronarët e shpronësuar kanë afat deri në 5 shkurt për të dorëzuar dokumentat. Të drejtën për të aplikuar e kanë të gjithë ata ish-pronarë të cilëve u është njohur e drejta e pronës me vendim të formës së prerë dhe nuk kanë përfituar më parë asnjë kompensim.