Energjia në fije të telit, debatet e nxehta në Ekopolitikë

Debate te forta në emisionin Ekopolitikë, të gazetares Aurora Sulçe ku është  diskutuar për energjine elektrike.Përfaqësuesit e opozitës kanë akuzuar qeverinë se nëpërmjet rritjes së çmimit po kërkon të sigurojë të ardhura për kompanine OSHEE, në kurriz të konsumatorëve familjarë dhe bizneset, çka do të rrisë çmimet në treg dhe do të penalizojë ekonominë.Pretendime këto që janë hedhur poshte nga mazhoranca.Palet kanë debatuar ashpër edhe për situatën e krijuar ditët e fundit me ndërprerje të shumta të energjisë dhe emergjencen e shpallur në veri të vendit.Emisioni Ekopolitike ngriti dje siparin ne ekranin e Ora News, për të sjellë çdo të martë ne ora 21.00 temat me të nxehta të aktualitetit ekonomik në Shqipëri.