Nikoliç dokument të ri për t'i dhënë "zgjidhje" çështjes së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolic është duke përgatitur një dokument të ri për ti dhënë "zgjidhje" sipas tij cështjes së Kosovës.Në dokumentin e fundit që është duke përgatitur presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq, çështja e Kosovës "duhet të zgjidhet sipas modelit të Tirolit të Jugut apo Republikës Serpska".Presidenti Nikolic ka përsëritur këto ditë se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe nëse ky shtrohet si kusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Begradi do të hiqte dorë nga ky anëtarësim.Ndërsa kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq theksoi se "ende është tepër herët të flitet për zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës".