Masakër në Paris, sulmohet selia e revistës 'Charlie Hebdo' , 12 të vdekur. Identifikohen atentatorët: Hakmerremi për Profetin Muhamed

Identifikohen tre atentatorët e sulmit të tmerrshëm të revistës satirike franceze.Gazeta franceze "Liberation" raportoi fillimisht për identifikimin dhe arrestimin e tre të dyshuarve si ekzekutorë të kasaphanës në zyrat e revistës satirike "Charlie Hebdo".Fillimisht u raportua se ata ishin arrestuar, por më pas vetë gazeta e tërhoqi këtë lajm dhe njoftoi vetëm për identifikimin dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre.I çuditshëm dhe mjaft ironik duket fakti që identitetet e tyre janë zbuluar pasi kishin harruar mjetet e identifikimit në makinën tip Ctiroen C3 me të cilën edhe ishin larguar nga vendgjarja.Dy vrasësist janë Said dhe Sherif. K, respektivisht 32 dhe 34 vjeç, ndërsa personi i tretë që i ka ndihmuar të arratiseshin duke i pritur në makinë është identifikuar si Hamid M, vetëm 18 vjeç.Mediat franceze raportojnë gjithashtu se të tre personat kishin marrë pjesë në luftën civile në Siri, prej nga ishin kthyer që në verë.Dy të parët ishin persona të njohur nga policia franceze, çka ngre edhe më shumë dyshime dhe pyetje për mënyrës se si kanë arritur të organizojnë sulmin.Momentalisht policia është duke kryer një operacion për kapjen e tyre në Reims, në veri të Parisit.C_4_articolo_2088299__ImageGallery__imageGalleryItem_2_imageC_4_articolo_2088299__ImageGallery__imageGalleryItem_0_imageFranca ne shok pas sulmitFranca vijon te jete në shok pas sulmit terrorist në redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdo”që la pas 12 viktima dhe të paktën 10 persona të tjerë të plagosur.Pamjet filmike dhe dëshmitarët tregojnë se sulmi i cilësuar terrorist në zemër të Parisit u ndërmor nga të paktën tre persona, të cilët të veshur me të zeza, të maskuar dhe të armatosur me kallashikovë hapën zjarr brenda redaksisë duke thirrur “Allahu Ekber dhe "Hakmarremi për Profetin".Pasi vranë 10 karikaturistë, gazetarë dhe ndihmës të revistës të cilët duket se ishin të përzgjedhur, agresorët u përleshën edhe me policinë duke vrarë dy prej tyre.Prokurori i Parisit saktësoi se viktimat janë tetë gazetarë, portieri i godinës, dy efektivë policie dhe punonjësi tjetër i revistës.Mes viktimave mbetën katër karituristët më të mirë të revistës dhe drejtori Stefan Sharbonje, i cili ishte kërcënuar edhe më parë me vdekje dhe ishte prej kohësh në mbrojtjen e policisë.Ngjarja vuri në alarm autoritetet franceze që menjëherë rritën nivelin e sigurisë duke marrë në mbrojtje selitë e mediave dhe institucioneve shtetërore. Ndërkohë nisi një operacion i gjërë për të identifikuar dhe arrestuar autorët e këtij sulmi.Ngjarja e shënuar në një zonë të mbipopulluar ka tronditur banorët e Parisit të cilët e kanë dokumentuar atë hap pas hapi në video-amatore.Sulmi në redaksinë e revistës vjen vetëm pak kohë pasi “Charlie Hebdo” publikoi një karikaturë të liderit të shtetit silamik Ebu Bekr el-Bagdadi, gjë e cila mendohet apo dyshohet se mund të jetë një nga arsyet e këtij sulmi.Por revista është sulmuar edhe në 2011, ku zyrat e saj u bombarduan pas publikimit të karikaturës së profetit Muhamed. Megjithatë megjithëse sulmi nuk është marrë përsipër nga asnjë grup terrorist, karikatura e fundit e publikuar nga revista është ky imazh në të cilin shkruhet:“Akoma nuk ka atentate në Francë? Prisni! Ka ende kohë deri në fund të janarit për të shprehur dëshirat!”9Obama: Akt i tmerrshëmPresidenti Barack Obama dënon sulmin e tmerrshëm dhe konfirmon se ka thënë direktiva mbi administratën për të dhënë ndihmë për arrestimin e atentatorëve.Mes viktimave drejtori i revistes dhe nje gazetar karikaturistNga sulmi ka humbur jetën drejtori i revistës Stephane Charbonnier,  i njohur si Charbe, dhe Jean Cabut i njohur si Cabu. Dy gazetarët bënin karikaturat e revistës.Portretet e viktimaveAtentatoret: Hakmerremi për Profetin MuhamedMedia franceze shkruan se atentatorit kishin deklaruar se "Do hakmerreshin për profetin Muhamed.Bërtisnin “Allahu Ekbar” personat e armatosur që sulmuan selinë e Charlie Hebdo”. Këtë e dëshmojnë edhe pamjet e gjiruara nga gazetarja Martin Boudot të transmetuara nga tv francez[caption id="attachment_447003" align="alignnone" width="978"]133241606-68001240-8a63-478d-b8e1-af6f87271d76 Momenti kur atentatoret vrasin nje person ne rruge, Paris 7 janar 2015[/caption]Personat e veshur me te zezeDy personat kanë arritur të largohen me një makinë pasi kanë kërcënuar drejtuesin e mjetit dhe e kanë detyruar të ikë nga mjeti. Policia ka ngritur postblloqe për arrestimin e autorëve. Ata kanë qenë të veshur me të zeza."Charli Hebdo" shpesh ka qenë në vëmendje të ismalikëve për shkak të karikaturave të profetit Muhamet.Ndërkohë e përditshmja franceze “ 20 Minutes” ka arritur të kontaktojë në telefon me një nga punonjësit e redaksisë të cilët kanë thënë se “është një masakër e vërtetë. Ka viktima”. Më pas linja ka rënë.Presidenti i Francez në vendin e ngjarjes“Franca është e shokuar. Revista është simbol i lirisë. Qeveria do të ketë një mbledhje emergjente, ndërsa 4 prej të plagosurve janë në gjëndje të rëndë” tha presidenti francez.LIVE nga redaksia e 'Charlie Hebdo”karikaturafrance 2 france 1 Charlie Hebdo magazine runs controversial 'Intouchables 2' front cover, Paris, France - 19 Sep 2012