“Air Asia”, gjendet bishti i avionit të rrëzuar, pritet të ndihmojë hetimet
Është gjetur në detin Xhava bishti i avionit Air Asia, i cili u rrëzua me 28 dhjetor me 162 persona në bordin e tij.Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet indoneziane, të cilët deklaruan se bishti i avionit, kutia e zezë dhe regjistruesit e të dhenave do të tregojnë edhe shkakun e aksidentit tragjik.“Kemi gjetur bishtin e avionit, i cili ishte edhe qëllimi i operacionit të kërkimit për sot”, tha kreu i operacioneve për gazetarët në Xhakarta, Bambang Soelistyo.Ai shtoi se pjesa e gjetur në det i përket avionit Air Asia pasi ka shenjat e tij mbi të.Bishti i Airbus A320-200 është pjesa e parë e rëndësishme e gjetur dhe identifikuar që pas rrëzimit të avionit.Ai shtoi se pavarësisht rrymave të fuqishme të detit dhe ujit me turbullira, polumbarët kanë fotografuar edhe pjesë e gjetura, ku në një pjesë të rrënojës ka një shkronjë të madhe A.Sa u përket trupave të gjetur, deri tani numri është 40 dhe konsiderohet i vogël nga 162 gjithsej, por autoritetet thonë se moti i keq ka penguar punën e ekipeve të kërkim-shpëtimit.Sipas tyre një pjesë e mirë e trupave mund të kenë mbetur të bllokuar në trupin e avionit , pjesë e cila nuk është gjetur ende. Dje zyrtarët zgjeruan zonën e kërkimit, pas dyshimeve se rrymat e forta nënujore mund të kenë spostuar rrënojat e avionit dhe trupat gjithashtu.Edhe bishti i avionit u gjet në zonën e zgjeruar, gjë e cila përforcon edhe më shumë dyshimet e zyrtarëve.Avioni u rrëzua rreth 40 minuta pasi u ngrit nga pista në surabaja me destinacion Singaporin.Në bord ndodheshin 137 pasagjerë të rritur, 17 fëmijë, sëbashku me dy pilotët dhe pesë anëtarë të ekuipazhit.