Ambasada franceze në Tiranë: Franca nuk i nënshtrohet terroristëve
“ Franca nuk do ti nënshtrohet asnjëherë dhunës barbare të terroristëve”. Deklarata vjen nga Ambasada franceze në vendin tonë pas ngjarjes së rëndë në revistën satirike « Charlie Hebdo ».Në një reagim për mediat, Ambasadori i Francës, Berbard Fitoussi thekson se as shtypi dhe as gazetarët në Francë e gjithë botën nuk do të mund të frikësohen nga sulme të tilla.“Franca është thellësisht e tronditur nga atentati i ulët që është kryer kundër selisë së gazetës « Charlie Hebdo » në Paris, por ajo nuk t’i nënshtrohet asnjëherë dhunës barbare të terroristëve. Ky atentat është gjithashtu një krim kundër lirisë së shprehjes : shtypi dhe gazetarët në Francë dhe në të gjithë botën nuk do të mund të frikësohen”.Ambasadori i Francës, është prekur jashtë mase nga mesazhet e solidaritetit që i kanë ardhur nga autoritetet shqiptare dhe nga të gjithë aktorët politikë të vendit.“Këto mesazhe u drejtohen viktimave dhe familjeve të tyre, si dhe të gjithë popullit francez. Në këto momente të dhimbshme, Franca është e sigurt se mund të mbështetet në miqësinë besnike të autoriteteve dhe të popullit shqiptar”.