Sulm kamikaz në Jemen, 30 studentë të vdekur e 40 të plagosur
Dhjetëra njerëz janë vrarë dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi në kryeqytetin e Jemenit, Sana.Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të një kolegji police , ku shumë njerëz ishin mbledhur për rekrutimet e shoferëve të policisë.Dëshmitarët, të tronditur, thanë se shpërthimi u dëgjua në të gjithë qytetin dhe shtëllungat e tymit shiheshin nga të gjitha skajet .Menjëherë pas shpërthimit, ambulanca transportoi viktimat të cilat ishin të shtrirë në të gjithë vendin e ngjarjes.Asnjë grup deri tani nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin në sana. Megjithatë, militantët islamikë që i përkasin një dege të al-Kaedës në Gadishullin Arabik kanë organizuar kohët e fundit sulme të tilla të ngjashme dhe dyshohet se edhe pas kësaj ngjaje mund të fshihen ata.Jemeni ka qenë i paqëndrueshëm që prej protestave në 2011, të cilat çuan në rrëzimin e presidentit Ali Abdullah Saleh, pas 33 vitesh në pushtet.Që atëherë ka një rritje të pranisë së ektremistëve të al-Kaedës, ndërkohë që në muajin nëntor u formua një kabinet i ri si një përpjekje për të ulur tensionet politike dhe për të stabilizuar situatën.Administrata e 24-t, e kryesuar nga Kryeministri i caktuar Khalid Bahah, përfshin rebelët shiite Houthi që konfiskuan kryeqytetin Sanaa në shtator të 2014.Forcat e sigurisë ndërkohë kanë luftuar militantët e al-Kaedës, duke vrarë një nga komandantët e lart të saj.