Atentatet në Tiranë përplasin PD-PS, Didi s'përgjigjet. Rama çon në gjyq Palokën
2 ditë pas atentateve zinxhir mes bandave në Tiranë, Drejtori i Policisë së Shtetit ka dal para medias, por për aksionin kundër vjedhjeve të enërgjisë elektrike. Drejtuesi i lartë i policë së shtetit Artan Didi, nuk e ka shmangur dot interesin e gazetarve, megjithese ka shmangur një përgjigje direkte mbi detajet e ngjarjes.Artan Didi: "Këto janë probleme që janë në hetim e sipër. Unë jam Drejtori i Përgjithshëm. Nuk jam as drejtusi i grupit hetimor dhe as prokuror. Drejtori i Përgjithshëm është drejtues e menaxher i policisë nuk është hetues"Për Partinë Demorkatike, atentati ndaj Emiljano Shullazit është një shenjë e qartë se shteti punon dhe është në mbrojtje të bandave.Edi Paloka: "Të gjithë strukturat e qeverisë ishin dje në dispozicion të kreut të bandës, që nga shërbimet spitalore e deri tek shoqërimi i tij në banesë. Ka të dhëna shumë shqetësuese, se policia ka kryer kontrolle në banesat e biznesmenëve, të cilët janë gjobitur nga banda kriminale. Pra Ministri i Brendshëm e di që miku i tij vë gjoba, dhe ai nuk bën asgjë për të mbrojtur viktimat, por u sulet viktimave, për interesat e bandës. Pati dje dezinformim të vazhdueshëm dhe mungesë transparence, në favor të bandës"Nënkryetari demokrat, shigjetoi direkt kryeministrin, pse hesht për këtë ngjarje edhe pse sipas tijë, ai regon për gjithcka."Vetëm Edi Rama hesht.Asnjë fjalë, asnjë reagim.Ky aktivitet kriminal ndodh sigurisht në dijeninë e tij të plotë.Rama ka përfituar nga shërbimet e bandës gjatë fushatës zgjedhore, në blerjen, e në marrjen me forcë të votave.Tani, ai po i kthen bandës favoret, duke i ofruar shërbimet e tij.E lejon të vërë gjoba e të terrorizojë biznesmenët e qytetarët.U jep oficerë policie në dispozicion për t'i dhënë siguri dhe mbrojtje.Kujdeset për bandën në cdo drejtim që armët të mos gjenden, provat të mos gjenden, që kreu i saj të mos qëndrojë më shumë se disa minuta në zyrat e Drejtorisë së Policisë"I menjëhershëm ka qënë ragimi i zyrës së shtypit të kryeministrit, duke i cilësuar deklaratët e nënkryetarit të Partisë Demokratike Edi Paloka, shpifje përtej cdo caku dhe për të cilat do të ngrejë padi në Gjykatën e Lartë."Kryeministri Edi Rama ka ngarkuar Zyrën Juridike që të përgatisë ballafaqimet penale dhe civile,qoftë në Prokurorinë e Përgjithshme qoftë në Gjykatën e Lartë. I kallëzuari dhe i padituri Edi Paloka, duhet të japë prova për çka ka thënë sot dhe qoftë edhe përballë një prove të vetme, Kryeministri Edi Rama është i gatshëm të lërë detyrën. Në të kundërt Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, një shpifës profesionist i nivelit më të ulët edhe në llogoren e politikës së vjetër të baltës, duhet të përgjigjet përpara ligjit"thuhet në reagimine kryeminsitrit.