Vlorë, 40-vjeçarja kërkon KEMP: Jam me vrimë në zemër, s’punoj dot

Një 40-vjeçare në qytetin e Vlorës, nënë e dy fëmijëve, kërkon drejtësi për rastin e saj për përfitim KEMP-i. Gruaja, nënë e dy fëmijëve, shpjegon se sëmundja e zemrës e ka kthyer në invalide të shkallës së parë, pasi dobësia fizike nuk e lejon të punojë.Vlorë- Ka lindur me vrimë në zemër dhe vetëm 7 muaj më parë i është nënnshtruar një ndërhyrje urgjente kirurgjikale.40-vjeçarja nga Vlora, Luljeta Qataj, edhe pse në pamundësi për të punuar nuk ka mundur të përfitojë ndihmë ekonomike përmes marrjes së KEMP-it.Ndonëse mjeku kardiolog i ka dhënë dokumentacionin që vërteton se gruaja nuk është gjendje të punojë, 40-vjeçarja është përcjellë nga mjekët, madje dhe duke e ironizuar.“Më kanë thënë shko ku të duash, deri tek Obama” tregon ajo.Luljeta Qataj e ka kryer operacionin me para borxh, falë një huaje 8500 euro të marrë nga të afërmit e saj.“Pse të mos ma japin KEMP- in kur më takon, unë e kam kraharorin të hapur, të qepur me tel”.40- vjeçarja nënë e dy fëmijëve vijon të endet dyerve të institucioneve prej të paktën 5 muajsh, pa mundur të gjejë zgjidhje për kërkesën e saj për të përfituar KEMP si invalide e shkallës së dytë.