Përgjigjja e INUK për Totozanin: Aksioni nuk ndalet, as në Udënisht

Aksioni nuk do të ndalojë as në Udënisht, as në ndonjë vend tjetër ku nevojitet ndërhyrja e INUK.Kjo është deklarata e Kreut të INUK Dallëndyshe Bici, pak pasi Avokati i Popullit rekomandoi pezullimin e prishjeve."Ne punojmë bazuar në një VKM tha kreu i INUK, duke shtuar se persona të vecantë po keqpërdoren nga individë të ndryshëm" u shpreh ajo.INUK vijoi sot aksionin në Udënisht të Pogradecit për prishjen e objekteve që janë ndërtuar përgjatë bregut të liqenit dhe preken nga projekti i vijës liqenore.Sot janë prishur 7 ndërtime, ku 3 objekte janë 3 katëshe dhe 2 me nga një katë, ndërsa nuk ka pasur rezistencë nga banorët.Kreu i INUK Dallëndyshe Bici, e pranishem gjatë aksionit, e ka cilësuar të sukseshme ndërhyrjen në Udënisht, në të mirë të turizmit. Bici ka deklaruar se do merren parasysh edhe rekomandimet e Avokatit të Popullit, i cili më herët kërkoi ndalimin e prishjeve të banesave deri në verifikim të dokumentacionit./Oranews.tv/