Atentati ndaj Shullazit, Paloka: Shteti është në mbrojtje të bandave
Për Partinë Demorkatike, atentati ndaj Emiljano Shullazit është një shenjë e qartë se shteti punon dhe është në mbrojtje të bandave."Të gjithë strukturat e qeverisë ishin dje në dispozicion të kreut të bandës, që nga shërbimet spitalore e deri tek shoqërimi i tij në banesë.Ka të dhëna shumë shqetësuese, se policia ka kryer kontrolle në banesat e biznesmenëve, të cilët janë gjobitur nga banda kriminale.Pra Ministri i Brendshëm e di që miku i tij vë gjoba, dhe ai nuk bën asgjë për të mbrojtur viktimat, por u sulet viktimave, për interesat e bandës.Pati dje dezinformim të vazhdueshëm dhe mungesë transparence, në favor të bandës"Nënkryetari demokrat, shigjetoi direkt kryeministrin, pse hesht për këtë ngjarje edhe pse sipas tij, ai regon për gjithçka."Vetëm Edi Rama hesht. Asnjë fjalë, asnjë reagim.Ky aktivitet kriminal ndodh sigurisht në dijeninë e tij të plotë.Rama ka përfituar nga shërbimet e bandës gjatë fushatës zgjedhore, në blerjen, e në marrjen me forcë të votave.Tani, ai po i kthen bandës favoret, duke i ofruar shërbimet e tij.E lejon të vërë gjoba e të terrorizojë biznesmenët e qytetarët.U jep oficerë policie në dispozicion për t'i dhënë siguri dhe mbrojtje.Kujdeset për bandën në cdo drejtim që armët të mos gjenden, provat të mos gjenden, që kreu i saj të mos qëndrojë më shumë se disa minuta në zyrat e Drejtorisë së Policisë"Oligarki në pushtet, që drejton dhe punon për bandat e cilësoi Edi Ploka, mazhorancën qeverisëse.