Fier, dyndje në Urgjencë, mjekët nuk përballojnë dot fluksin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2015, 14:00
Fier-Mungesa e sistemit të referencave sjell një fluks të madh dhe të papërballueshëm në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Fierit. Novruz Çaushaj, nën cilësinë e shefit të shërbimit të sëmundjeve të brendshme ia atribuoi përgjegjësinë mjekëve të familjes dhe vet pacientëve kur tha se i dërgojnë në urgjencë rastet edhe me gjendje gripale.Sipas Caushaj, muaji dhjetor dhe fillimi i janarit ku fluksi i punës ka qënë i papërballueshëm sjell rënie të eficenës së punës ndaj pacientëve që e kanë më të domosdoshme ndihmën e urgjencës.Mjekët bëjnë thirrje për të ndjekur sistemin e referimeve që të shmanget amullia e krijuar në urgjencën e spitalit në një kohë që numri i pacientëve të paraqitur është i pallogaritshëm.