Videoskandali në QSUT, edhe 2 persona të tjerë në kërkim
Tiranë-Gjykata e Tiranës ka mbajtur në burg 25 vjecarin Evarist Pasha të arrestuar 3 ditë më parë si një ndër përgjegjësit për videon e abuzimit seksual në QSUT.Ndërsa dy bashkëmoshatarët e vajzës së ngacmuar seksualisht kanë lënë qelitë dhe do të jenë në dispozicion të hetimit vetëm me detyrim paraqitje pasi akuzohen thjesht për moskallëzim krimi.Trupi gjykues shqyrtoi kërkesën e Prokurorisë për ish studentin e Infermierisë, agjentin e një shërbimi funeral, i cili sipas akuzës rezulton të jetë i përfshirë në ngjarje.Gjykata vendosi ta mbaj në qeli deri në përfundim të hetimeve nën akuzën e ngacmimit seksual.Vetë i pandehuri Pasha, gjatë masës së sigurisë nuk ka bërë dhe mbrojtjen ja ka lënë në dorë një avokateje femër.Për dy 18 vjeçarët Albi Boçaj dhe Patrik Kacaj, ishte vetë Prokuroria që kërkoi masën më të butë me detyrim paraqitje.Ndërsa për videoskandalin tashmë i vetmi person në qeli është 25 vjecari që në video shfaqet jo protagonist.Prokuroria ka lëshuar urdhërarresti për dy persona të tjerë të cilët rezultojnë të jënë autor të kryesore të videos dhe të ngacmimit seksual ndaj gjimnazistes 17 vjeçare me iniciale Xh.K.Dy të rinjtë e shpallur në kërkim kanë shoqëruar 17 vjeçaren me iniciale Gj.K në urgjencë për trajtim mjeksor rreth orës 4 të mëngjesit të 26 prillit të vitit që shkoi.Për momentin nuk janë dhënë detaje për dy personat e kërkuar, por sipas burimeve policore po punohet intensivisht për të bërë të mundur ndalimin e tyre.Ngjarja ndodhi në 26 prill 2014 në ambjentet e urgjencës së QSUT-së ku shfaqen disa persona që abuzojnë me vajzen e mitur e cila ishte pa ndjenja ne spital. Ngjarja provokoi reagim të fortë publik dhe çoi në nisjen e hetimeve nga ana e Prokurorisë, hetime të cilat priten të zbardhin misterin e videos 50 sekondëshe.