Alarm i rremë në "El Pais", pakoja me llak e parfume alarmoi gazetën
Zyrat qëndrore të gazetës spanjolle “ El Pais” në Madrid janë evakuar për një pako të dyshimtë të mbërritur atje.Por pas hetimeve të policisë nuk u zbulua asnjë lëndë e rrezikshme dhe rreth orës 16:00 pasdite, stafi i gazetave që ndodheshin në godinë u rifut brenda.Një zëdhënëse e grupit mediatik "Prisa", Laura Gerrero, pjesë të cilës është edhe gazeta më e madhe spanjolle, konfirmoi se godina ishte evakuar pas mbërritjes së pakos.Në twitter ajo postoi edhe një foto të agjentëve të policisë. Përveç “El Pais”, pjesë e grupit Prisa janë edhe gazeta sportive “AS”, dhe ajo ekonomike "Cinco Dias".Drejtori i “El Pais”, Antonio Kanjo, u kërkoi gazetarëve që të largohen nga redaksia për shkak se kështu u ishte këshilluar nga policia.Sipas një njoftimit zyrtar të vetë “El Pais”, një person kishte mbërritur në hyrjen kryesore të godinës dhe kishte kërkuar që të dorëzonte një pako aty, e cila ishte adresuar për Drejtorin e gazetës.Rojet e sigurisë e njoftuan që duhet të kalonte nga dera e pasme, por pas këmbënguljes së personit ata e morën pakon, ndërsa ai u largua me një taksi.Zyrtarët e grupit mediatik kontaktuan me policinë që u rekomandoi të largoheshin nga selia para se të vinin forcat e rendit që edhe do ta ekzaminonin pakon. Sipas mediave spanjolle, në pako kishte disa shishe me llak dhe parfume që nuk përbënin rrezik.Megjithatë, Ministri i Brendshëm spanjoll, Horge Fernandez Diaz, ka thërritur në mbledhje përgegjësit kryesorë të agjencive vendase të luftës kundër terrorizmit për të analizuar sulmin e ndodhur në Francë paraditen e së mërkurës.Spanja është vënë në nivelin e dytë të alertit, dhe në mbledhje do të diskutohet për ngritjen në nivelin e tretë.Për herë të fundit, ky nivel i alertit në vend ishte vendosur gjatë ceremonisë së kurorëzimit të Mbretit Felipe VI.