Cameron takon Merkel, diskutohet për fatin e Britanisë së Madhe në BE
Kryeministri britanik, David Cameron, do të takohet sot me kancelaren gjermane Angela Merkel për të diskutuar mbi marëdhënien e Britanisë me Bashkimin Europian.Cameron pritet të diskutojë planet e tij dhe të kërkojë ndryshimin e traktatit të BE, gjatë një takimi me udhëheqësen e Gjermanisë Merkel në Londër.Merkel e ka bërë të qartë se ajo nuk do të lejojë kufizimin e lëvizjes së lirë në Bashkimin Europian, por Cameron ka vënë kushte për qëndrimin e Britanisë në zonën euro.Me katër dhjetor Kryeministri i Britanisë deklaroi se do të organizojë një referendum mbi anëtarësimin e Britanisë në Bashkimin Evropian dhe madje ka planifikuar vitin 2017 për këtë nismë.Nën presionin e euroskeptikëve brenda partisë së tij dhe rritjen e popullaritetit të partisë anti-Bashkimit Europian UKIP, Cameron ka premtuar se do të rinegociojë marëdhenien e Britanisë me bllokun 28-vendesh dhe do të përpiqet gjithashtu të kthejë pushtetin e marrë nga Brukseli, sërish në Londër.Me kartën e emigracionit në dorë, Cameron pretendon votën e britanikëve në zgjedhjet e majit.Kujtojmë që kryeminsitri Cameron ka parashtruar planet e tij të vjeshtës për kufizimin e emigracionit nga Bashkimi Europian.Sipas sondazheve, në zgjedhjet e ardhshme Partia Laburiste opozitare është më e favorizuar për fitore, kurse analistët mendojnë se asnjë prej partive nuk do të kryesojnë një shumicë absolute.