Tirana zyrtare dënon sulmin në Paris
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2015, 13:39
Kryeministri Edi Rama, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati , kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe kryeopozitari Lulzim Basha dënuan sulmin në zemër të Parisit në selinë e revistës satirike.
"Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon me vendosmëri atentatin e ndodhur sot në selinë e revistës “Charlie Hebdo” në Paris, si një akt i rëndë terrorist që tronditi popullin francez dhe gjithë komunitetin e medias botërore.
Ministria e Punëve të Jashtme nënvizon se asgjë nuk mund të justifikojë sulmin ndaj fjalës së lirë. Republika e Shqipërisë bashkohet me dhembjen e popullit francez dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe autoriteteve franceze."
L'Albanie condamne fermement l'attaque terroriste survenue au #CharlieHebdo Nous sommes aux cotes de la #France dans ces moments difficiles— Ditmir Bushati (@ditmirbushati) January 7, 2015 Meta:Ndëshkim maksimal autorëve dhe frymëzuesveEdhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, e konsideroi një akt shumë të rëndë terrorist dhe të dënueshëm ngjarjen tragjike të ndodhur në ditën e sotme në Paris."Në këto çaste të rënda, ngushëllimet më të thella shkojnë për të afërmit e viktimave dhe lutje për shërimin sa më shpejtë të të lënduarve”.Kryetari i Kuvendit u shpreh se akti terrorist kundër qytetarëve të pafajshëm dhe për më tepër kundër medias së lirë kërkon ndëshkim maksimal të autorëve dhe frymëzuesve të tyre.“Demokracia perëndimore në përgjithësi, toleranca e bashkëjetesa mes të ndryshmëve në origjinë, bindje apo dhe përkatësi fetare dhe liria e fjalës në veçanti, janë institucione të cilat qëndrojnë në themel të së sotmes dhe të ardhmes evropiane dhe ato nuk mund të kërcënohen e shantazhohen nga asnjë ndërhyrje nga jashtë.Shqipëria gjen rastin të shprehë bindjen e saj të pandryshuar dhe rreshtimin e saj të hershëm në koalicionin e madh demokratik kundër terrorizmit dhe terrorit të të gjitha ngjyrave”. Basha:PD përkrah aleatëve kundër terrorizmit Kreu i PD-së Basha teksa dënon me ashpërsinë më të madhe aktin terrorist, thekson se Partia Demokratike qëndron përkrah Francës e aleatëve në luftën kundër terrorizmit dhe në mbrojtjen e përhershme të lirisë e fjales së lirë.Postimet by Lulzim Basha.