“Bomba” Norman Atlantic ka ende 1200 ton karburant në çisterna
Në tragetin Norman Atlantic është hapur një vatër e re zjarri, e cila fatmirësisht është shuar nga zjarrëfikësit e portit të Brindisit.Por, sipas asaj që raportojnë mediat italiane brenda në bord ka ende 1200 ton karburant, çka e bën edhe më të rrezikshëm gjithë operacionin që po zhvillohet atje.Vatrat e zjarrin rindizen në disa pika herë pas here për shkak të nxehtësisë së madhe që është ende brenda në tragtet, pavarësisht se është ankoruar në Brindizi që prej datës dy janar.Vatrat e zjarrit, prej të cilave në disa pika temperatura shkon deri në 150 gradë celsius, kanë penguar zhvillimin e mëtejshëm të hetimeve dhe gjetjen e trupave të viktimave të tjera të mundshme, siç është pretenduar nga pala italiane.Fatmirësisht nuk është dalluar ende asnjë e çarë në anije prej nga të ketë derdhje karburanti, por fakti që është përsëri e pamundur lëvizja e kontenierëve bën që gjendja mbi traget dhe rreth tij të jetë e tensionuar.Autoritetet nuk kanë ndërmend ta lëvizin tragetit pa u shuar plotësisht zjarri. Vetëm pasi të jetë siguruar plotësisht, anija do të spostohet në ambjente të tjera ku edhe do t'i nënshtrohet analizave dhe hetimeve më të hollësishme.Deri më tani, italianët kanë raportuar se dyshohet që një shkëndijë elektrike në hambarin ku ishin vendosur makinat dhe kamionët të ketë qenë shkaku i zjarrit që më pas u përhap pothuajse në të gjithë tragetin.Trageti Norman Atlantic mori flakë më 28 dhjetor pak kilometra nga brigjet e Vlorës teksa po udhëtonte nga Patra për në Ankona.Pas operacionit të shpëtimit që zgjati disa ditë, u shpëtuan 477 pasagjerë, por humbën jetë 13 të tjerë dhe 18 rezultojnë ende të zhdukur. Gjatë operacionit të shpëtimit humbën jetën edhe dy marinarë shqiptarë.