Kukës, Noka: Qeveria ka lënë pas dore qarkun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2015, 20:13
Për Partinë Demokratike situata nga reshjet e dendura të borës, ku në shumë fshatra në Kukës u shoqërua me mungesë të energjisë apo edhe izolime, ka ardhur nga mosndërhyrja si pasojë e mungesës së fondeve të njësive vendore për emergjencat civile.Nga Kukësi deputeti Flamur Noka tha se banorët janë lënë në mëshirë të fatit, cka sipas tij është tregues se qeveria e ka lënë qarkun pas dore.Në sinkron me Nokën, ka qenë edhe kryetari i Partisë Demokratike në Kukës, Arif Rexhmati. Sipas tij rrugët e qytetit të Kukësit janë në gjëndje skandaloze, pasi askush nuk ka ndërhyrë për pastrimin e rrugëve nga bora.Deklaratat e Nokës dhe Rexhmatit u bënë pas një takimi të mbajtur në Kukës, në 24 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.