Fushë-Krujë, kamionçina përplas motoçikletën,humbin jetën 2 persona

Fushë-Krujë-Një aksident automobilistik i ka marrë jetën dy personave. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënes rreth orës 19:45 në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.Sipas informacioneve të uniformave blu thuhet se një kamioncinë kishte goditur një motoçikletë, duke i sjellë vdekjen personit që drejtonte motoçikletën dhe pasagjerit.Skender Veseli nga miloti 55 vjec dhe  Prengë Lleshi 45 vjec nga Miloti kanë mbetur të vdekur në vend. Sipas policisë viktimat udhëtonin në krahun e kundër të rrugës. Ndërsa trupat e tyre janë transportuar drejt morgut të spitalit te Tiranës.Menjëhërë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksident.[caption id="attachment_446218" align="alignright" width="640"]motorciklete Në foto: Motoçikleta e përplasur me të cilën po udhëtonin 2 personat[/caption]