Videoskandali në QSUT, në pranga shokët e 17 vjeçares së abuzuar seksualisht/ FOTO
Policia e Tiranës ka vënë në pranga edhe 2 protagonistët e tjerë të videoskandalit në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza".Blutë e kryqytetit kanë bërë të mundur arrestimin e dy të rinjëve që shfaqen në video duke abuzuar me shoqen e tyre të klasës teksa ajo ndodhet e shtrirë në një nga krevatet e urgjencës.Ata janë Albi Bocaj dhe Patrik Kaca, të dy 18 vjeçarë, të cilët akuzohen për ngacmim seksual.Sakaq nga verifikimet e bëra nga grupi hetimor, mësohet se dy të rinjtë janë edhe shoqëruesit e 17 vjeçares me iniciale Gj.K në urgjencë për trajtim mjeksor, ndërsa një ditë më parë është vënë në pranga edhe 25 vjeçari Evarist Pasha ndaj të cilit rëndon po ashtu akuza e ngacmimit seksual.Ky i fundit është punonjës i një agjencie të shërbimit funeral dhe dyshohet së i është bashkuar rastësisht lojës së adoleshentëve.Nga hetimet e kryera deri më tani dyshohet se ngjarja ka ndodhur në muajin shtator të vitit të shkuar kur vajza minorene e ngacmuar seksualisht pandjenja është dërguar në urgjencën e QSUT-së e intoksikuar nga alkooli.Nëse shpallen fajtor për videon që bëri xhiron e rrjeteve sociale, 3 të arrestuarit rrezikojnë dënim deri në 20 vite burg.Ndërkohë, video e publikuar në rrjetet sociale ka vënë në alarm edhe Ministrinë e Shëndetësisë, e cila ngriti grup pune për verifikimin dhe vërtetësinë e saj.Video u publikua në rrjetet sociale në 2 janar ku edhe ngjalli reagime të ashpra.Në video tregohen dy të rinj teksa abuzojnë seksualisht me një vajzë të re të shtrirë pa ndjenja në krevat në një ambient spitalor.Personi që regjistron videon që zgjat rreth 50 sekonda shprehet se ndodhen në spitalin Nënë Tereza dhe gjatë kohës që djemtë abuzojnë me vajzën e re ata komentojnë dhe veprimet tyre.Disa orë më vonë video u çensurua nga vete You Tube.
(Në foto: Të arrestuarit Albi Bocaj dhe Patrik Kaca