Australi, flakët shkrumbojnë banesa, 2 të zhdukur
Dy persona rezultojnë të zhdukur dhe dhjetra shtëpi janë shkrumbuar si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë jugun e Autralisë.Sipas autoriteteve vendase, qindra zjarrfikës nga e gjithë Australia po përpiqen të shuajnë flakët dhe stabilizojnë gjendjen.Situata më e rëndë është në kodrat Adelaide , të cilat janë pushtuar nga zjarret prej tre ditësh. Shumë persona kanë lënë shtëpitë e tyre dhe nuk kanë dijeni për gjendjen e banesave."Dua thjesht të shkoj në shtëpinë time dhe të shuaj flakët", thotë një banor i paidentifikuar.Kurse një tjetër e përshkruan një makth situatën.Shumë rrugë janë bllokuar dhe forcat zjarrëfikëse shpesh herë janë detyruar të ndalojnë me forcë pronarët e shtëpive të cilët kërkojnë të mbrojnë pronën edhe duke rrezikuar jetën.Deri tani sipas raporteve të mediave, dëmët janë të pallogaristhme, dhe drama e e disa prej banorëve të prekur nga zjarret është se tshmë janë pa shtëpi.Kurse Jo Morris, e cila kujdeset për kafshët e braktisura, është më e shqetësuar për ta se sa për shtëpinë e tij. Ajo thotë që është më e rëndësihme jeta e kafshëve, sa sa muret e shtëpisë së saj./Oranews.tv/