Lezhë, kanosi efektivët e policisë, arrestohet 37-vjeçari

Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi ka kundështuar dhe kanosur efektivët e policisë.Në prangat e uniformave blu ka rënë, Tonin Luka, banues në lagjen "Besëlidhja" të Lezhës.Sipas policisë arrestimi i tij është kryer, pasi ka kanosur dhe kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë të komisariatit të Lezhës.Këta të fundit e kishin ndaluar 37-vjeçarin pasi drejtonte automjetin e tij pa leje drejtimi, por ky i fundit nuk ju është bindur atyre.Materialet në ngarkim të tij i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale të “Kanosja për shkak të detyrës”, ”Kundërshtimi me forcë i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë”.