Netanjahu: S'do lejojmë zvarritjen e ushtarëve tanë në Hagë

Palestina ka zgjedhur të nisë një luftë të re me Izraelin dhe ne nuk do të rrimë duarkryq.Nuk do të lejojmë kurrë zvarritjen e ushtarëve dhe të komandantëve të Forcave të Armatosura në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.Ata që duhet të përballen me drejtësinë janë krerët e Palestinës, të cilët kanë hyrë në aleancë me kriminelët e Hamasit.Kështu ka deklaruar kyeministri i izraelit Benjamin Netanjahu pas vendimit të Palestinës për tiu bashkuar Gjykatës Penale Ndërkombëtare.Netanjahu shtoi se ushtarët e Forcave të Armatosura do të vijojnë të mbrojnë me vendosmëri shtetin e Izraelit.Më herët autoritetet izraelite vendosën të ngrijnë rreth 125 milionë të ardhura nga taksat e palestinezëve, të cilët mbështeten tek transferimi i këtyre të ardhurave për shpenzimet qeveritare dhe për pagesat e punonjësve të administratës.Vendimi për ngrijen e 125 milionë dollarëve erdhi pasi palestinezët paraqitën dokumentat në OKB për t'u anëtarësuar në Gjykatë, gjë e cila më pas u lejon ngritjen e akuzave për krime lufte ndaj Izraelit.Ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour, thotë se paraqitja e një aplikimi për anëtarësim në Gjykatën Ndërkombëtare Penale është e nevojshme për të vendosur drejtësi.Ky është një hap shumë domethënës që do ta ndërmarrim për të kërkuar drejtësi nëpërmjet një alternative ligjore.Është një alternativë që synon vendosjen e drejtësisë për të gjitha viktimat që janë vrarë nga Izraeli, që është fuqia pushtuese, tha ai.Ndërkohë shtetet e Bashkuara thonë se vendimi i Autoritetit Palestinez për t'iu bashkuar Gjykatës Ndërkombëtare Penale nuk përmirëson aspiratat e tij për një shtet të pavarur.Presidenti palestinez Mahmoud Abbas nënshkroi dokumentat pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së rrëzoi gjatë kësaj jave draft-rezolutën që do të vendoste një afat tre-vjeçar për krijimin e një shteti palestinez në tokat e pushtuara nga Izraeli pas luftës së vitit 1967.