50 ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur gjatë vitit 2014 në Shqipëri
Një vit me shumë ngjarje ai që sapo lamë pas, të gëzuara dhe të hidhura, me tensione e jo. Roland Qafoku gazetari i emisionit "Debati në Channel One" sjell në vëmendje 50 ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2014. Ato ngjarje të cilat nuk do të harrohen lehtë .6 SHKURTVdes në Bazel të Zvicrës në moshën 74-vjeçare këngëtarja e madhe shqiptare Vaçe Zela. 11 SHKURTVdes në Tiranë në moshën 79-vjeçare humoristi i njohur Skënder Sallaku. 26 MARSKthehen në atdhe eshtrat e Eqrem bej Vlorës, deputet, 3 herë dhe personalitet i kulturës shqiptare që vdiq në ekzil në Vjenë në 1964. Ai u varros në Kaninë në një ceremoni qeveritare. 3 PRILL 2014Kthehen në atdhe eshtrat e Ali Këlcyrës, një personaliteti të jetës publike shqitare dhe si shpallur armik nga regjimi i Hoxhës dhe i Zogut. U varros në një cermeoni familjare në varresat pranë sarajeve të Këlcyrës. 10 PRILLIsh-ministri i Mbrojtjes Arben Imami bënë akuzën e rëndë në kuvend: Bazat e ushtrisë po përdoren për trafik droge. Prokuroria nis hetimet mbi bazën e këtij deklarimi. 10 MAJ 2014Rrëzohet pas një defekti në Divjakë të Lushnjes një avion tip “Piper”, i cili dyshihej se transportonte drogë. Arrestohet piloti italian dhe disa persona në një makinë që mendohet se kishin lidhje. 23 MAJNjë nënë në Kurbin vret vajzën e saj 15 vjeçe dhe më pas veten. Sipas policisë ngjarja ndodhi pas nëna nuk ishte dakord që vajza të shkonte në ekskursion me klasën. 16 QERSHORPolicia e shtetit nis operacionin me pjesmarrjen e afro 1 mijë forcave për të çliruar fshatin Lazarat, i bllokuar nga trafikantët të cilët kultivonin kanabis. 20 QERSHORPas 5 ditësh në operacion, policia e shtetit arrin të çlirojë fshatin Lazarat, të arrestojë rreth 30 persona. Nga ky operacion nuk pati ansjë viktimë. 24 QERSHORShqipëria merr statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. 28 anëtarë të BE votuan unianimisht pro këtij statusi. 26 QERSHOR 2014Vritet në Tiranë në një atentat mafioz nga dy persona me maska dhe të hipur në motorr, Artan Santo, drejtor i përgjishthëm i “Credins Bank”. 10 KORRIKDeputeti i PD Gent Strazimiri qëllohet me grushta në korridorin e Kuvendit nga deputetët e PS Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu. 11 KORRIKPD vendos të bojktojë kuvendin me afat të pacaktuar pas ngjarjes me deputetin Strazimiri duke e cilësuar kuvendin të inkriminuar dhe duke bërë përgjegjës kryeminstrin Edi Rama.22 KORRIKZbulohet skandali më i madh i ndodhur ndonjëherë në historinë e Bankës së Shtetit Shqiptar. Përmes një mekanizmi janë vjedhur 723 milionë lekë dhe të implikuar rezultojnë punonjës dhe zyrtarë të kësaj banke. 24 KORRIKArrestohen Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia si autorë të vjedhjes së Bankës së Shqipërisë. Pas tyre arrestohen edhe 5 persona të tjerë punonjës të Bankës së Shqipërisë për vjedhjen e 723 milionë lekëve. 31 KORRIKMe 88 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim, kuvendi miraton ndarjen e re territoriale të vendit me 61 bashki. Duke qenë se PD e kishte bojkotuar kuvendin, nuk mori pjesë në votim. 1 GUSHTJep dorëheqjen nga qeveria ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi. Në tekstin e dorëheqjes thuhej se arsyeja ishte personale, por nuk kanë qenë të paktë ata që kanë hedhur dyshime për mosmarrëveshje me kryeministrin Rama. 4 GUSHTQeveria mbyll 17 universitete private në të gjithë vendin pas një kontrolli nga i cili rezultuan me shkelje të rënda. 28 GUSHTMe nismën e kancelares së Gjermanisë Angela Merkel, zhvillohet në Berlin Samiti për vendet e Ballkanit me pjesmarrjen e kryeministrave të këtyre vendeve. Kryeministri shqiptar Edi Rama del në krah të Merkel në konferencë për shtyp. 2 SHTATORProkuroria pushon çështjen penale të hapur ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami pas akuzave të pasardhëses së tij Mimi Kodheli për abuzime me reklamat. 5 SHTATORArrestohet në zyrën e tij guvernatori Ardian Fullani. Ai akuzohet për shpërdorim të detyrës pas vjedhjes së 713 milionë lekëve në këtë bankë. 6 SHTATORKëshilli Mbikëqyrës i bankës së Shqipërisë shkarkon guvernatorin Ardian Fullani nga detyra dhe zgjedh të komanduar si guvernatore Elisabeta Gjonin. 20 SHTATORMe vendim të qeverisë ngrihet një komision me 7 historianë, mes tyre dy të huaj, për rishkrimin e historisë së Shqipërisë. Në krye të komisionit u caktua Paskal Milo. 21 SHTATORPapa Fraçesku viziton Shqipërinë duke e kthyer në një ngjarje historike. Në një prezencë për afro 11 orë, ajo që ra në sy për median botërore ishte cilësimi i vlerave shqiptare për harmoninë fetare. 22 SHTATORVdes në Tiranë në moshën 83-vjeçare aktorja e njohur e skenës dhe ekranit Besa Imami. 23 SHTATORProkuroria e Tiranës vë nën akzuë dy deputetë e PS, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka për goditje ndaj deputetit të PD Gent Strazimiri. 29 SHTATORBëhet publike lista e fituesëve të Këshillit Kombëtar të PD. 7500 delegatë zgjodhën 150 anëtarë mes 285 kandidatëve. 2 TETORMbërrin në kuvend raporti i një grupi deputetësh që ushtruan kontroll në SHISH. Sipas tij janë përgjuar deputetë e gazetarë, një çështje që ngjalli debat të fortë politik dhe publik. 14 TETORNdërpritetet në minutën e 43 ndeshja mes kombëtareve të futbollit Serbi-Shqipëri. Një dron me flamurin etnik shqiptar i ngritur mbi stadiumin e Beogradit u shoqërua me dhunë ndaj futbollistëve shqiptare nga tifozët serbë që hynë në fushë. 24 TETORKomisioni Disiplinor i UEFA vendos që Shqipëria humbjen në tavolinë 0 me 3 dhe Serbisë i hiqen 3 pikë. 27 TETORMe urdhër të kryeministrit Rama nis operacioni më i madh kombëtar kundër vjedhjes së energjisë elektrike. Sipas ligjit ai që e vjedh energjinë dënohet me 3 vjet burg, bashkëpunëtorët me 5. 30 TETORSipas një raporti zyrtar, në të gjitha burgjet e vendit ndodhen 6 mijë persona, shifra më e lartë e regjistruar në Shqipëri që nga viti 1990. 4 NËNTORVriten 4 persona në një lokal nate në Tiranë. Autori i masakrës Konstandin Xhuvani, djali i deputetes së PS dhe aktores së njohur Luiza Xhuvani. Nëna e autorit të masakrës së 4 fishtë jep dorëheqjen si deputete e PS në një dalje publike në krah të kryeministrit Edi Rama. 5 NËNTORGjykata e Lartë vendos lirimin e ish-guvernatorit Ardian Fullani nga arresti shtëpiak të dhënë nga Gjykata e Apelit dhe pas kësaj ai do të hetohet në gjendje të lirë. 7 NËNTORNë një ceremoni me gazetarë, kryetari i PD Lulzim Basha bën publikë emrat e 24 kordinatoorëve kombëtarë të PD. Shumica e tyre janë të rinj të diplomuar jashtë vendit. 10 NËNTORKryeminsitri Rama viziton Beogradin pas 68 vjetësh nga vizita e një kryeministri shqiptar. Vizita kaloi mes tensionesh sidomos gjatë konferencës për shtyp në të cilën Rama përmendi pavarësinë e Kosovës. Rama vizitoi edhe luginën e Preshevës duke u bërë kryeministri i parë në historinë e shtetit shqiptar. 13 NËNTORDanial Godelli dhe Romela Begaj shpallen Kampionë Bote në peshëngritje në kampionatin Botëror në Kazakistan. 16 NËNTORPas 5 ditësh, mbyllet panairi i librit në të cilën u shitën 200 mijë libra, shifra më e madhe në të 14 panairët e zhvilluar deri më sot. Panairin e vizituan 60 mijë persona. 17 NËNTORVdes në Tiranë në moshën 35 vjeçare, këngëtari i njohur Florian Kondi, i njohur ndryshe si doktor Flori. Mendohet se vdiq nga overdoza e drogës. 27 NËNTORMe 81 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi miratoi buxhetin për vitin 2015, i cili është 475 miliardë lekë ose 4.7 miliardë dollarë. Kuvendi miratoi edhe paketën e re fiskale. 27 NËNTORKryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika shpallet i pafajshëm nga gjykaka e Tiranës. Ai ishte nën akuzë për abuzime me ndërtime nga prokuroria por kjo akuzë është hedhur poshtë.29 NËNTORZhvillohen ceremoni përkujtimore për 70 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Sipas traditës PS dhe PD festuan të ndarë për datën e çlirimit. 29 NËNTORNë disa ceremoni në Tiranë dhe rrethe u shfaqën portretet e dikatorit Enver Hoxha duke sjellë një debat të fortë mes të djathtëve dhe të majtëve por edhe historianeve. 30 NËNTORBëhen publikë emrat e fituesëve të strukturave të reja të PD. Arben Ristani zgjidhet sekretar i Përgjishshëm, Edi Paloka dhe Edmond Spaho nënkryerarë. 30 NËNTORBëhen publikë fituesit në PD që do drejtojnë 6 sekretariate dhe 22 departamente. 11 DHJETORPeshnëgritësit shqiptarë Daniel Godelli dhe Romela Begaj rezultojnë të kenë marrë doping gjatë kampionatit botëror në të cilin u shpallën kampionë. 16 DHJETORRama merr pjesë në forumin Kinë-Ballkan të zhvilluar në Beograd dhe firmos me homlogun serb, Vuçiç një marrëveshje për njohjen e patentave të drejtimit të mjeteve. 16 DHJETORKryeminstri Edi Rama shkarkon nga detyra zëvendësministren e Mjedisit Diana Bejko sepse nuk kishte paguar një faturë të energjsië në vlerën 1200 lekë të rinj. 24 DHJETORPas një bojkoti afro gjashtë mujor Partia Demokratike futet në parlament pas negociatëve me eurodeputetin Eduart Kukan. 26 DHJETORERE vendos rritjen e çmimit të energjisë elektrike në 9.5 lekë për kilovatë orë për konsumatorët familjarë duke hequr fashën mbrojtëse.