Dibër, fshatrat vijojnë të jenë të izoluar dhe pa energji elektrike

Fshatrat e Dibrës vijojnë të jenë të bllokuar si pasojë e motit të keq dhe mungesës së energjisë elektrike.13 fshatra të komunës Ostren nuk kanë energji elektrike që prej disa ditëve, ndërsa ndërprerje të shpeshta të energjisë ka edhe në disa fshatra të komunave Trebisht, Gjorice, Shupenzë, Lurë e në Kalanë e Dodës.Banorët të irrituar kërkojnë që të merren masa për zhbllokimin e rrugëve dhe rikthimin e energjisë elektrike.“ Prej 8 ditësh jemi pa drita, dhe festat i kaluam në errësirë, bora arrin 50 deri në 60 cm. Ndërsa situata në rrugë është tepër problematike dhe qeveria nuk po merr masa për përmirësimin e kësaj  situate të krijuar”- u shpreh një banor.Rritja me disa gradë e temperaturave ka bërë të mundur qarkullimin me zinxhirë në disa fshatra por përsëri situata mbetet e vështirë.