Vijon revanshi i Dollarit dhe Euros ndaj Lekut shqiptar
Edhe në ditët e para të 2015 Dollari amerikan vijon revanshin ndaj Lekut shqiptar.Sipas kursit zyrtar të Këmbimit Valutor në Bankën e Shqipërisë një dollar është shkëmbyer me 115.23 lekë duke pasur një tendencë në rritje.Ky nivel i dollarit amerikan është më i larti i arritur ndonjëherë përballë lekut shqiptar.Po ashtu edhe monedha europiane euro është forcuar ditët e fundit duke u shkëmbyer me 140.14 lekë kundrejt monedhës sonë kombëtare nga 139 që u shkëmbye një javë më parë.Shvlerësimi i monedhës shqiptare konstatohet se ka ndodhur përballë të gjitha monedhave të tjera të huaja siç është paundi britanik ,jeni japonez apo franga zvicerane.Forcimi i monedhës amerikane është një fenomen që po ndodh edhe në tregjet ndërkombëtare valutore ku monedha Euro vlerësohet se e ka filluar vitin 2015 në pikën e saj më të ulët krahas Dollarit amerikan, në dy vitet e fundit.Monedha e cila përdoret nga 19 shtete evropiane, ka shënuar rënie, duke bërë që një euro të jetë e barasvlefshme me 1.2 dollar amerikan.Rënia e monedhës Euro është nxitur nga përpjekjet e Bankës Qendrore Evropiane për stimulimin e ekonomisë.Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, ka thënë se Këshilli qeverisës i bankës, është unanim që të ndërhyj, me qëllim që të mos ketë rënie të mëtejshme.Po pavarësisht këtij trendi në Shqipëri euro vijon të qëndroj në kuota shumë të larta për shkak të kërkesës për këtë monedhë në treg dhe si pasojë e nxjerjes së fitimit jashtë shtetit të kompanive bija.Mesa duket festat e fundvitit dhe ardhja e turistëve nuk ka dhënë asnjë efekt në forcimin e monedhës shqiptare dhe në zhvlerësimin e dollarit dhe të euros.Dobësimi i monedhës kombëtare kundrejt dy monedhave më të fuqishme në tregun e këmbimit valutor tregon një përkeqësim të ecurisë ekonomike në vend.Ekspertët shpjegojnë se shvlerësimi i lekut shqiptar tregon rritje të dobët ekonomike,rënie të investimeve të huaja dhe ulje e remitancave.Vlerësimi i dollarit në tregun e këmbimit valuator në Shqipëri shpjegohet me faktin e përmirësimit ekonomik të SHBA-ve çka e ka forcuar këtë monedhë në tregjet ndërkombëtare.Ndikim në vlerësimin e monedhës së gjelbër ka dhënë edhe ulja e çmimeve të naftës që është një përfitim neto për Shtetet e Bashkuara, duke ndihmuar konsumatorët dhe partnerët kryesorë tregtarë./Oranews.tv/