Sfidat e 2014-s që ndërmori qeveria Rama dhe beteja e afërt: Zgjedhjet 2015

SPECIALE E ORA NEWS/ Për qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama viti 2014 është viti i parë i plotë dhe përtej çdo tentative mes kantierësh ndëtimi, betejash ligjore, përplasjesh brenda vedit, 2014 shumicës do i mbahet mend një arritje madhore për të cilën shqiptarët pritën për shumë vite: Marrja e statusit të vendit kandidat.Por 2014 nuk ishte vit i lehtë. Politika u përfshi në debate të ashpra për ngjarje si rrëzimi i avonit në Divjakë me të cilën dyshohej se do të transportohej drogë drejt Italisë.Më pas vjen përplasja fizike në Parlament, ku demokrati Gent Strazimi u sulmua nga deputetët socialisë Arben Ndoka e Pjerin Ndreu. Opozita bojkoton Parlametin.Qeveria vijon aksionet për prishjen e ndërtimeve pa leje, apo kundër vjedhjes së energjisë elektrike të cilin Rama e quan si kancer që duhet shërurar përmes një terapie intensive radikale që ishte ndëshkimi me burg kush shkel ligjinMë pas vjen vizita e kryeministrit Edi Rama në Beograd për të cilën mori një mbështetje të gjerë popullore duke I kërkuar kryeministrit serb të pranojë realitetin se Kosova është shtet i pavarur.Në dhjetor opozita me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve ndërpret bojkotin.Me siguri në 2015 bilanci i qeverisë dhe i opozitës do të vihet përballë në zgjedhjet lokale të 21 qeshorit. Një provë e fortë për politikën shqiptare.[caption id="attachment_445669" align="alignnone" width="640"]Edi rama, papa bekon zahon Kjo eshte fotoja me e votuar nga pjesemarresit ne lojen per te zgjedhur foton me te pelqyer mes koleksionit te fotografive qe kete vit u postuan ne kete faqe si Photo of the Day ne profilin e facebook te kryeministrit[/caption]   /Oranews.tv/