Korea e Veriut i quan sanksionet e SHBA-së, armiqësore

Koreja e Veriut ka reaguar ndaj sanksioneve të reja të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i konsideruar pjesë e një politike armiqësore dhe inflamatore të SHBA-së.Shteti amerikan vendosi sanksione ndaj tre organizatave të Koresë së Veriut dhe 10 individëve pasi FBI fajësoji Penianin për sulmin kibernetik ndaj kompanisë filmike Sony Pictures.Por Koreja e Veriut vijon të mohojë çdo përfshirje në këtë ngjarje, e cila erdhi pasi Koreja dënoi filmin "Intervista", një komedi e cila vë në lojë liderin koreanoverior Kim Jon Un.Në përgjigje, agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut citoi një zëdhënës të Ministrisë të Jashtme të ketë thënë:"Politika e ndjekur vazhdimisht nga SHBA për të shtypur Korenë e Veriut, pa baza, është lëvizje armiqësore e cila do ta ngurtësojë edhe më tepër vendin tonë e cili do të mbrojë gjithmonë sovranitetin e tij.Sony fillimisht pezulloi shfaqjen e filmit, por kritikat e shumta duke filluar nga presindeti amerikan Barack Obama, aktorë hollivudianë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut, bënë që kompania filmike të shfaqë filmin në internet dhe në kinematë amerikane.Është hera e parë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosin sanksione ndaj një vendi për sulme kibernetike./Oranews.tv/