Drejtonte meshen vdes nga infarkti At Vitorio në Rreshen, në spital Ipeshkvi
Një lajm i hidhur për besimtarët e krishterë të Rrëshenit. Pader Vitorio Piebelini ndërroi jetë teksa po drejtonte meshën e shenjtë të së dieles, 4 janar 2015 në katedralen e qytetit të Rrëshenit.Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 11 e 30 minuta.Sipas të dhënave të para dyshohet se Pader Vitorio pësoi atak kardiak, e ndonëse i'u dha menjëherë ndihma e parë nga besimtarët që ndodheshin në Katedrale nuk mundi të shpëtojë.Sipas dioqezës së Rrëshenit prifti 72-vjeçar Vitorio Piebelini kishte shfaqur probleme shëndetësore që prej mëngjesit, por nuk kishte pranuar të kryente vizitë mjekësore.Lajmi për ngjarjen e rëndë shokoi Ipeshkëvin e dioqezës së Mirditës imzot Cristofor Palmieri i cili është ndjerë keq, dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Rrëshenit.Sipas bluzave të bardha ipeshkëvi 70-vjeçar tashmë ndodhet jashtë rreziku për jetën.Ndërsa trupi i pajetë i Pader Vitorio Piebelini, është dërguar në morgun e spiatalit ku do ti nështrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të mësuar dhe shkaqet e vërteta të vdekjes.Ai është shtetas italian dhe shërbente prej vitit 2005 në zona të ndryshme të Mirditës si meshtar.[caption id="attachment_445650" align="alignnone" width="392"]
At Cristoforo Palmieri[/caption]